Categories
Art Kulture Personalitete

Më 4 janar 1924, lindi legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar Kadri Roshi (1924 – 2007) “Nderi i Kombit”

4 janar 1924, lindi legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar Kadri Roshi (1924 – 2007)

Kadri Roshi (Ballsh, 4 janar 1924 – Tiranë, 6 shkurt 2007) ka qenë një aktor shqiptar.

Lindi më 4 janar 1924 në Ballsh të Mallakastrës, i biri i Maksut dhe Sabrie Roshit, me prejardhje nga Libohova. E ëma i vdiq kur ishte 2 vjeç dhe më pas kur ishte 12 vjeç i vdiq edhe i ati.

Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm. Në krah ka pasur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.

Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qënë një aktor brilant dhe me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.

Filmografia

Kadri Roshi me Presidentin Alfred Moisiu.
Kolonel Bunker (1998)
Kaskadori shqiptar (1998)
Mirupafshim (1997)
Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, dy vjet pas vdekjes

Tingujt e harresës (1996)
Plumbi prej plasteline (1995)
Mikres mèrès – Ditët e shkurtra (1995)
Një ditë nga një jetë (1994)

Dhelpra dhe rrushte – Ezopi… teatër
Vdekja e burrit (1991)
Fletë të bardha (1990)
Misioni përtej detit (1988), Miço varfanjaku

Pesha e kohës (1988), Kryetari
Rikonstruksioni (1988), Profesori
Kur ndahesh nga shokët (1986)..Islami
Rrethimi i vogël (1986), xha Zenuni

Dasma e shtyrë (1984), Groshi
Fejesa e Blertës (1984), Uani
Apasionata (1983), Shoku Demosten
Era e ngrohtë e thellësive (1982), Brigadier Rakipi

Dëshmorët e monumenteve (1980), Jani
Partizani i vogël Velo (1980), Bariu
Ballë për ballë (1979), Belul Gjenomadhi
Këshilltarët (1979), Kryetari i Këshillit

Liri a vdekje (1979), Xha Hyseni
Gjeneral gramafoni (1978), Parandili
Njeriu me top (1977), Plaku Mere
Shëmbja e idhujve (1977), Cubi

Zemrat që nuk plaken (1977), Mësuesi në pension
Fije që priten (1976), Marko Rovina
Lulekuqet mbi mure (1976), Kujdestari
Përballimi (1976) Neziri, Kulaku

Tokë e përgjakur (1976), Xha Aliu, Mullixhiu
Kur zbardhi një ditë (1971)
Malet me blerim mbuluar (1971), Safa Ymeri
I teti ne bronz (1970), Ademi

Furtuna (1959), Oficeri italian
Tana (1958), Lefteri

error: Content is protected !!