9 janar 1964, lindi Fatos Baxhaku (1964 – 2019), gazetar, publicist dhe pedagog, një nga pionierët e shtypit të pavarur prej fillimit të viteve ’90
Fatos Baxhaku ka lindur ne Tiranë më 9 janar ne 1964, i biri i pedagogut Shaban Baxhaku. Shkollimin e parë e kreu në shkollat asokohe 8-vjeçare “Emin Duraku” dhe “20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesëm e kreu në gjimnazin “Ismail Qemali”. Pergjatë viteve 1982-1986 studioi në Unversitetin e Tiranës në fakultetin e Histori-Filologjisë ku u diplomua në histori.
Që nga viti 1986 e deri më 1992 punoi në Institutin e Historisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 1993 e deri në vitin 1998 ishte bashkëthemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetës Shqiptare”.
Në periudhën 1998-1999 ishte kryeredaktor i parë i lajmeve në televizionin “Klan”. Në 1999-2000 ishte kryeredaktor i revistës së përjavshme “XXL”. Në periudhën 2001-2005 ishte kryeredaktor dhe gazetar në televizionin “Vizion Plus”. Ne periudhën 2006-20015 ishte kryeredaktor dhe gazetar në të perditshmen “Shqip”. Nga viti 2015 ishte gazetar në profesion të lirë.
Fatos Baxhaku është autor ose bashkautor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugëtim” (Top Channel), “Shtëpia e Vjetër” (Digitalb) si dhe i shumë dokumentarëve televiziv.
Ka qenë disa here pedagog i jashtëm i gazetarisë në Universitetet e Elbasanit dhe Tiranës.
Ka qenë anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Bashkëpunëtor në shumë projekte trajnimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE, etj..
Botime
Die Stammmesgesellschaften Nordalbaniens, bashkëautorësi me Karl Kaser, Vjenë 1996;
Gur, 2008;
Në Mirditë & rreth e rrotull, 2009;
Roje, 2010;
Çadra e kuqe: histori fatesh austro-shqiptare në shekujt XIX -XXI, 2013;
Gra të përgjithshme, me bashkëautore Klodiana Kapon, 2014./Naishtedikur.com/