Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Më 9 mars të vitit 1945 lindi aktori Llazi Serbo (1945 – 2010), e kujtojmë me nderim e respekt

Posted on March 9, 2021 by Monitor

Më 9 mars të vitit 1945 lindi aktori Llazi Serbo (1945 – 2010), e kujtojmë me nderim e respekt

Pasi diplomohet për aktor nga Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve) fillon punën si aktor profesionist në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë. Prej vitit 1986 deri në vitin 1983 punon si regjisor pranë të vetmes shtëpi filmike Kinostudios “Shqipëria e Re”. Këtu fillon si asistent regjisor dhe filmi i tij i parë është si asistent është filmi “Bardhësi” me regji nga Besim Kurti në vitin 1986. Në vitin 1991, ai do të realizojë skenarin dhe regjinë e filmit “Kush e solli Doruntinën” bazuar mbi novelën e shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare ( Nder i Kombit).

Në kinematografi do të interpretojë më se 15 role. Roli i tij i parë do të jetë në vitin 1972,roli i Dajlanit në filmin “Yjet e netëve të gjata”, më tej do të vazhdonin rolet të tjera si roli i Kreshnik Martinit në filmin “Operacioni “zjarri”” në vitin 1973, roli i Gazmendit tek filmi ” Gracka” në vitin 1983, rolin e Andi Ramës filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985 etj.

Përveç pasionit të aktrimit dhe regjizurës është i pasionuar edhe pas fotografisë. Me fotografitë e tij ka marrë pjesë në Konkursin Mbarëkombëtar Fotografik “Marubi 2003”.

Për meritat e tij artistike Llazi Sërbo është nderuar me titullin i lartë “Artist i Popullit”.

Ai u nda nga jeta më 13 shtator 2010

Filmografia
Asgjë nuk harrohet, (1985) ….Andi Rama, hetuesi
Tre njerëz me guna, (1985)…. Ago, çobani
Dasma e shtyrë, (1984), Bala

Gracka, (1983), Gazmendi

I treti (1978)… Bexheti
Shëmbja e idhujve, (1977) … Mesuesi
Operacioni Zjarri, (1973)… Kreshnik Martini
Yjet e netëve të gjata, (1972)..Dalani, djali i Pashakos

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes