Kosova çdo ditë e më shumë po i tregon botës për potencialin artsitik që ka, duke bërë që shumica e të rinjve tanë të deportojnë edhe në skenat ndërkombëtare, shkruan KultPlus.
E fundit ishte Melisa Ibrahimi, ajo e cila u shpërblye me çmimin e parë në kategorinë ‘Senior’ në garën internacionale të pianos në ‘Grand Prize Virtuoso 2020’ të mbajtur në Bonn të Gjermanisë.
Vlen të ceket se kjo garë mbledh konkurrentë nga e gjithë bota. Si fituese e këtij çmimi, Melisa është përzgjedhur të interpretoj në koncertin ‘Beethoven House in Bonn’ në vitin 2021.
Melisa për KultPlus është shprehur tejet e lumtur që ka arritur të jetë fituese e një çmimi kaq prestigjioz.
‘Gjithmonë është kënaqësi që të jem pjesë e garave të tilla, të cilat veçsa më nxisin për të punuar më shumë drejt një të ardhmeje të suksesshme’, ka potencuar ajo për KultPlus.
Konkursi Ndërkombëtar i Muzikës “Grand Prize Virtuoso” është i hapur për të gjitha kombësitë dhe moshat në tela, piano, frymë, vokale dhe muzikë dhome, secila disiplinë është e ndarë në kategori të ndryshme të moshës: Muzikant i Ri (8 vjeç dhe më i ri), Junior (9 deri në 12 vjeç), i ndërmjetëm (13 deri në 15 vjeç), i avancuar (16 deri në 18 vjeç) dhe i moshuar (pa kufizim moshe). Muzika e dhomës ndahet në tre kategori moshash: Grupi A (nën 12 vjeç), Grupi B (13 – 18 vjeç) dhe Grupi C (19 vjeç e lart). / KultPlus.com