Categories
Histori Kulture Personalitete

Migjeni “rikthehet” në Shkodër. Çelet ekspozita me sende personale të poetit të njohur

Nga Bepin Kolvataj

Jemi mësuar të na vijë përmes vargjeve, por këtë herë në Shkodër, Migjeni erdhi ndryshe, në formë vizuale.

“Mollë e ndalume”, është ekspozita që solli në kuadër të festave të nëntorit dhe 110 vjetorit të lindjes së poetit, muzeu “Oso Kuka”.

Të ndara në 2 pjesë, publikut ju prezantuan sendet personale të tij dhe në krahun tjetër 25 punime pikture të realizuara nga Vladimir Myrtezai dhe Pandi Mele në vitin 1989, që me një cikël grafikësh sollën në jetë disa “Motive Migjeniane”.

“Se si vjen Migjeni në ditët e sotme nga periudha ku ai jeton. Veprat e tij janë një elitë e veprave letrar.”

Poeti arriti të frymëzojë breza dhe dy autorë bazuar në vargjet e Migjenit sjellin njeriun e parealizuar, shoqërinë me problemet e saj.

“Nuk kishte asgjë që e dallonte prej tjerëve, ndërkohë që dhuron emocione, jo vetëm për ne sot, por edhe për lexuesit në gjuhë të huaja.”

Millosh Gjergj Nikolla ishte ndër të rrallët shkrimtarë të asaj kohe, i cili me artin e tij shprehu në mënyrë të drejtpërdrejtë pakënaqësitë rreth realitetit shoqëror./Oranews/

error: Content is protected !!