Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kujtuar me një video përmbledhëse legjendën e Tiranës, Arben Minga. Sot është ditëlindja e 62-të e ish-sulmuesit të famshëm të bardhebluve dhe të Kombëtares shqiptare, i cili është ndarë nga jeta prej disa vitesh. Kreu i shtetit i ka bërë një dedikim në “Facebook”.
Ja postimi i tij:
“Kush i rren kto mrojca,
Kush i bon kto xhibla,
Kush i shlon kto predha,
Pallaveshi Minga,
Kush i shlon kto predha,
15 katëshi Minga”
E kush më bukur se Kasem Hallulli do të përjetësonte në këngë kujtimin e paharruar të legjendës bardhë e blu dhe Ekipit Kombëtar, njërit prej futbollistëve më të dashur e të respektuar, Arben Minga.
Sot në ditën e Tij të lindjes i përshëndes të gjithë fansat e tij dhe sportdashësit me këtë buqetë golash të jashtëzakonshëm të shënuar nga “Beni i modh”.
“Minuta e 2’ stadiumi pse heshti?
Gjuan Arben Minga, dridhet Bukureshti”/Panorama