Ndodh shpesh që personat që kanë syze optike të bien pre e paragjykimeve e ndonjëherë edhe të bullizohen. Mesa duket një situatë të tillë ka kaluar edhe moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, gjatë fëmijërisë së saj.
Së fundmi, ajo ka treguar se në përditshmëri mban syze optike, sepse i ka pasur të nevojshme që kur ishte 3 vjeçe. Në një postim në “Instastory”, Nevina ka treguar se sa ishte e vogël e shanin shpesh për këtë fakt, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan dhe tashmë ndihet shumë mirë me veten dhe nuk e ka fare kompleks faktin që i duhet të mbaj syze.
Ky rrëfim i moderatores së njohur duhet t’ju shërbejë të gjithëve si mesazh se një palë syze nuk duhet të bëjnë të ndihesh ndryshe dhe aq më keq të nënvlerësosh veten.
“Une kam qe 3 vjec me syze. Aq shume me kane share qorre sa nje periudhe mu be si trigger, plaste sherri ne sec. Nuk eshte se me shanin ne aspektin estetik, por mundoheshin te me benin te ndihesha keq qe kisha nje problem me shikimin. Kam kaluar edhe fazen e adoleshences qe nuk doja ti mbaja fare ne asnje moment dhe i hiqja fshehurazi mos me shihnin prinderit.
Me perdorimin masiv te teknologjise me duket se tani ka me shume njerez me syze se pa syze. Ndaj nuk e perdor me njeri per sharje fjalen “qorr”, se jane vet part of the club ose eshte nje person i afert i tyre. Kur e provon ne kurriz, tregohesh me i ndjeshem ndaj te tjereve. Eshte e vertete qe tek vetja ne pamje me pelqen me shume kur nuk i mbaj syzet, ndaj ne shumicen e fotove nuk i kam (ose ne ndonje event, nese sju kam folur tani e dini përse), por nuk e kam aspaaaak kompleks faktin qe jane te domosdoshme per mua. Ne perditshmeri i mbaj ne cdo moment & im ok with it”, tregon Nevina./Gazeta-Shqip.com