Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Ndahet nga jeta pedagogia e njohur Edlira Haxhiymeri

Posted on May 14, 2022 by Monitor

Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare ish-deputetja e PS dhe pedagogia Edlira Haxhiymeri. Lajmi është bërë me dije nga familjarët.
“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë.

Ju falënderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj.

Lamtumira e fundit për Edën tonë të dashur është nesër në varrezat e Tufinës. Nisja e kortezhit është në ora 11:00 nga shtëpia funerale Alba 2000”, shkruan djali i pedagoges Endrit Yzeiraj.
Haxhiymeri vuante prej 5 vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi të fitojë betejën. Haxhiymeri ka qenë për disa vite deputete e PS

Që nga viti 1987 ajo ka dhënë mësim në fushën e psikologjisë dhe ka punuar prej 30 vitesh pedagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale./Tv Channel 1

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes