Futbolli shqiptar gjatë viteve të fundit ndonëse ka fituar shkëlqimin me kombëtaren apo me skuadrat që na përfaqësojnë në Europë, nuk kanë arritur që të rikthejnë publikun në masë të gjerë në shkallët e stadiumeve. Ndeshjet janë të rralla, flasim për ato që kthejnë tifozerinë në stadium.
Por, si në vitet e kohës së para viteve 90, besojmë se pamjet janë të rralla. Fotografia e mëposhtme është shkrepur në Berat, gjatë takimit Tomorri-Apollonia. Kapitenët e skuadrave respektive, Pandeli Tole i Apollonisë dhe Kristaq Mile i Tomorrit duke pritur shortin për nisjen e lojës në sytë e gjyqtarit Besnik Kaimi.

Ajo që bie më tepër në sy është fasada pas shpinës së kapitenëve, ku tifozët në stadium ishin të shumtë. Pothuajse nuk mbetej asnjë vend bosh, diçka historike që ende nuk është rikthyer për Shqipërinë./Newsporta.al