Categories
Art Kulture Personalitete

Nikolin Xhoja, mjeshtri i roleve komike

Nikolin Xhoja, mjeshtri i roleve komike

Artisti i Popullit, Nikolin Xhoja, i konsideruar nga kritiket e teatrit si nje individualitet i spikatur artistik, vecanerisht ne realizimin e roleve komike, vazhdon te jete nje nga figurat me te dashura per publikun durrsak dhe ate shqiptar ne pergjithesi.

Interpretues i 55 roleve ne teater, ne 11 premiera varieteje dhe i disa roleve te tjera ne kinematografi, ai lindi me 12 maj te vitit 1926 ne qytetin italian te Brindizit. Babai i tij, Teodor Xhoja, ishte pronar i kinemave ne disa qytete italiane, ndersa e ema shqiptare, Parashqevia, qe kishte emigruar ne vendin fqinj per motive ekonomike, u detyrua te kthehet perseri ne qytetin e saj te lindjes, ne Durres. Qe ne moshe te re, Nikolini rreshtohet ne radhet e Brigades se 3-te Sulmuese dhe merr pjese aktivisht ne krijimin e grupit partizan filodramatik ne Kosove, i cili dha shfaqje ne Gjakove, Sanxhak, Mitrovice, Gostivar, Oher etj.

Pas pjesemarrjes si amator ne disa premiera, Nikolin Xhoja do te ishte nje nga aktoret, qe ne janar te vitit 1953, do te themelonin teatrin profesionist te Durresit. Ne afro 30 vjet pune intensive, ai krijoi figura te mrekullueshme, si ajo e Podgolisenit tek “Martesa” e Gogolit, xha Aliu tek “Njerez mbi shkemb”, Qazim Mulleti tek “Prefekti”, Rrapo Tabani tek “Koha e komisareve”, Aristoteli tek “Dy me zero”, Zhurdeni tek “I semuri imagjinar”, etj.

Sipas kritikeve te teatrit, ai ishte nje aktor me diapazon te gjere, nga rolet komike te ata thellesisht dramatike. Ne “Historine e teatrit shqiptar”, shkruhet se Xhoja, di te zgjedhe materialin dhe mjetet me te pershtatshme shprehese, jo vetem per te plazmuar personazhin, por edhe per te mbajtur nje qendrim te caktuar emocional ndaj tij.

Prof. Josif Papagjoni, kritik i njohur i teatrit, vlereson se “Nikolin Xhoja eshte nje nder emrat me te medhenj te aktrimit shqiptar, nje gur i rende dhe i pazevendesueshem themeli ne teatrin “Aleksander Moisiu” te Durresit, embleme e emrit dhe historise se tij. Ishte aktor me nje nur komik, tejet i natyrshem e organik ne interpretimin aktorial, tejet spontan, i atyperatyshem dhe shpesh, improvizues”.
Ndersa aktoret e teatrit “Aleksander Moisiu”, e kujtojne Nikolinin me shume respekt. “Kam qene perkrah tij ne dhjetera spektakle, por kujtoj gjithnje aktin e pare kur ai interpretoi Podgolisenin tek “Martesa e Gogolit”, tregon Artisti i Merituar, Lutfi Hoxha. Edhe pse ishim paraqitur disa qindra here para publikut, ai kishte njelloj emocione, e megjithate, po aq mjeshterisht, ai i perballonte ato duke sjelle ne skene kryerole”, rrefen me tej artisti Hoxha.

MEROPI E NIKOLIN XHOJA – U MARTUAN ME DATE 24 KORRIK 1946 NE DURRES

“Publiku e adhuronte Nikolin Xhojen per talentin dhe perkushtimin e pamate. Nepermjet tij, publiku vilte nga skena harene, gezimin, gjithcka jep magjia e teatrit dhe ne te njejten kohe, e shperblente artistin me duartrokitje te panderprera, me dashuri dhe miratim te plote”, shprehet nje nga koleget e tij, Artisti i Merituar Vangjel Heba.

Roli i xha Beqos tek filmi “Kapedani”, eshte nje nga deshmite e potencialit artistik te Nikolin Xhojes, e po ashtu edhe dy filmat e tjere “Cifti i lumtur” dhe “Horizonte te hapura”, ne te cilat ndjehet pervoja e madhe aktoriale dhe jetesore. Ne tre dekada veprimtari artistike, ai krijoi 55 role ne teater, 11 premiera varieteje dhe 3 role ne kinematografi.

Bashkeqytetaret e tij e kujtojne gjithnje Nikolinin mes shokesh dhe miqsh, me nje humor thuajse disident, duke vertetuar ate qe buronte nga mbiemri i tij, qe ne gjuhen italiane do te thote “gezim”.
Per Artistin e Popullit Gjergj Vlashi, Nikolin Xhoja ishte padyshim aktori me i mire i teatrit gjysmeshekullor te Durresit dhe nje nder korifenjte e skenes shqiptare, sidomos ne gjinine e komedise. “Ai nuk pati shkolle, por qe mesues i shume breza aktoresh, nuk beri pjese ne asnje shkolle, por krijoi nje shkolle te tijen te interpretimit skenik”, shprehet Vlashi.

Dhe vertete e nisi rrugen e perpjete te skenes shume i ri, duke interpretuar rreth zjarrit partizan./Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!