Categories
Art Kulture Personalitete

Një jetë dedikuar teatrit dhe filmit e ka kthyer Zonjën Violetë në një nga ikonat e skenës dhe ekranit shqiptar

Violeta Manushi.

Një jetë dedikuar teatrit dhe filmit e ka kthyer Zonjën Violetë në një nga ikonat e skenës dhe ekranit shqiptar.

Ndër të parat nxënëse të shkollës së parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit në vitin 1946, ku u shqua menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt, Violeta ka shkëlqyer njësoj si në komedi, ashtu edhe në dramë, si në skenë, ashtu edhe në kinematografi.

Publiku ende ve buzën në gaz me Teto Ollgën (Zonja nga qyteti, 1977) Teto Ritën (Pallati 176, 1985) dhe tro nditet nga interpretimi i saj i Plakës Nicë (teatri Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Pirro Mani, 1970).

error: Content is protected !!