Kobe Bean Bryant (23 gusht 1978 – 26 janar 2020) ishte një ish basketbollist profesionist amerikan. Një lojtar i pozicionit të dytë, i njohur ndryshe si “shooting guard” (roje qitjeje), Bryant e shpenzoi karrierën e tij 20-vjeçare në National Basketball Association (NBA) me Los Angeles Lakers.
Ai j’u bashkua NBA-së direkt pasi mbaroi gjimnazin dhe fitoi pesë kampionate. Bryant ka qënë 18 herë pjestar i ndeshjes All-Star, 15 herë në Ekipin All-Star të NBA-së, 12 herë në Ekipin All-Defensive si dhe u shpall lojtari më i mirë i NBA-së në vitin 2008.
Kobe Bryant nuk pranoi për të luajtur me Kombëtaren Amerikane të Basketbollit në Lojërat olimpike verore 2000, për shkak se do të martoheshe. Kobe Bryant gjithashtu vendosi që të mos luante as në Kampionatin Botëror të Basketbollit të vitit 2002 . Bryant u zgjodh për të luajtur me Kombëtaren në FIBA Americas Championship në vitin 2003, por nuk luajti sepse u operua, dhe atë e zëvëndësoi Vince Carter. Kobe Bryant nuk kishte mundësi sërisht për të luajtur në 2006 FIBA World Championship, sepse u operua në gjurin e tij .
Karriera e Bryant me Kombëtaren Amerikane filloi më në fund në vitin 2007. Ai ishte pjestar i 2007 “USA Men’s Senior National Team” dhe “USA FIBA Americas Championship Team” që përfundoi 10–0, ai kualifikoi Amerikën për në Lojërat Olimpike Verore 2008. Ai luajti në të dhjeta ndeshjet e FIBA Americas Championship. Bryant kishte një mestare 15.3 pikë, 2.9 assis, 2.0 ribaund dhe 1.6 rrëmbime topi për ndeshje gjatë turnamentit.
Më 23 qershor 2008, ai u thirr për të lautjur me kombëtaren për të luajtur në Lojërat Olimpike Verore 2008. Kjo ishte hera e parë që Bryant luante në Lojërat Olimpike Verore. Bryant shënoi 20 pikë, përfshirë 13 në periodën e katërt, sëbashku me 6 assis në fitoren e Amerikës 118–107 kundër Spanjës në finalen për medaljen e artë më 24 gusht 2008, kjo ishte medalja e parë e arit e Bryant dhe medalja e parë e Amerikës që nga Lojërat Olimpike Verore 2000.
Bryant luajti edhe në Lojërat Olimpike Verore 2012. Ai u tërhoq nga basketbolli kombëtarë pasi fitoi një tjetër medalje ari
Bryant u nda nga jeta më 26 janar 2020, në një aksident me helikopter në Calabasas, California. Tetë të tjerë, përfshirë edhe vajza e tij 13 vjeçare, vdiqën gjithashtu./Wikipedia