Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Nora Malaj kujton momentin kur prezantoi të shoqin me babanë “U nisa drejt Durrësit me qilim me vete”

Posted on March 19, 2021 by Monitor

Kur duhet t’ja prezantojmë të dashurin/ën prindërve? Ishte kjo pika e bisedës në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. E pranishme ishte Nora Malaj e cila rrëfeu momente të veçanta nga lidhja e saj me me bashkëshortin kur ende nuk e kishin shfaqur.

Perveç gjyshit dhe nënës askush tjetër nuk e dinte në familjen e saj. Ajo tregoi se u gjend përpara një situate të sikletshme, pasi babai i saj në atë kohë ishte Shef i Shtabit të Flotës Ushtarake për Shqipërinë dhe i duhej të nisej jashtë vendit me anijen Dajti. Ajo bashkë me Arin (bashkëshortin) duhet të shkonin në Durrës për ta takuar babain e saj.

“Gjyshja ime që ishte shumë tradicionale, teto Ollga tipike, merr dhe dajën tim, i hipin trenit të Tiranës, marrin edhe një qilim të ri të asaj kohe, që ta shtronte se do vinte dhëndrri. Ndërkohë që unë i kisha thënë Arit që unë nuk kam thënë gjë ke shpia. Takohemi me babin tek kafeja te stacioni I trenit në Durrës. Në një moment kur im shoq ngrihet, babi më thotë që “ka ardhur nëna me dajën (Vasilin) në shtëpi. Mos i thashë unë “nuk e sjell në shtëpi, mami le mos ta takojë”.

Ndërsa Nora mori vendimin t’ja prezantonte atë ditë Arin vetëm të atit, në kthim për në Tiranë u gjend në të njëjtin tren me gjyshen dhe dajën. Një tjetër moment plot humor ky, të cilin Nora e kujton me nostalgji, nga njohja e Arit me familjen.

Ndërsa dikur njohjet me prinderit e partnerit/es realizoheshin në këtë formë, sot si ndodh? Malaj tregoi se është gjendur edhe përpara prezantimit të nuses së djalit. Këtë të fundit ajo e quan vajzën e saj, madje gjatë një takimi elektoral në Shkodër, ku e shoqëronin të dy, ajo I ka prezantuar si fëmijët e saj. Pedagogia tregoi në program se më vonë i kishin çuar mesazhe që vërtet kishin besuar se ajo ishte vajza dhe jo nusja e djalit./Living

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes