Kujtim Prodani ishte duke punuar për disa projekte, ai la në mes ëndrrën për të mbajtur një recital që donte të realizonte në kujtim të së ëmës Anita Takes. Këtë e ka zbuluar Eneda Tarifa e ftuar në “Shqipëria live”, e cila tregoi se prej kohësh po bashkëpunonte me Kujtimin.
“Festivalin për të ëmën e kishte shumë merak. Mendoj se tani ndoshta na takon ne të bëjmë një festival në kujtim të të dyve, edhe të Anidës, edhe të Kujtimit”,u shpreh Eneda duke e konsideruar pengun që Kujtimit i mbeti pa realizuar.
“Kemi ndarë shumë momente të bukura së bashku, ai kishte merak një koncert të përvitshëm që bënte në Durrës për hapjen e sezonit doja të risillja një këngë me të, Kanape-n por nuk ia dolëm dot”, tha këngëtarja./Revistawho