Categories
Art Kulture Personalitete

Pirro Mani ishte një mjeshtër i madh i intuitës dhe nuhatjes – Reshat Arbana

Pirro Mani ishte një mjeshtër i madh i intuitës dhe nuhatjes – Reshat Arbana

Ai e zbërthente personazhin në detaje.

Intuita e tij, energjia e tij gati-gati luaneske, nervi që kishte si njeri, pamja e tij që herë- herë të ngjallte frikë por që kishte një forcë bestiale, padyshim manifestohej edhe në ndërtimin e karaktereve, por më e rëndësishmja në ecurinë, rrjedhën dhe ndërtimin e një grafiku tepër interesant të shfaqjes.

Nuhatja e tij e rrallë bënte që, veprimi dramatik të ecte natyrshëm, rrjedhshëm e në moment vinte një god itje skenike, tamam kur spektatori e priste. Vërejtjet që bënte Pirro, bënin që pas çdo prove në tavolinë, aktorët të vinin në rritje të interpretimit, e të afroheshin sa më shumë karakterit, ashtu siç e kishte imagjinuar autori, dramaturgu dhe siç e ndiente Pirro dhe si e kishte imagjinuar ai.

Pa diskutim, që aktori punën e tij me ndihmën e padiskutueshme të regjisorit e çonte atë më lart, e më tej, ose atë që autori e përshkruante me imagjinatën e tij. Në premierat e vëna në skenë nga Pirro, edhe sot tek spektatori vijnë të gjalla figurat e karakteret e stolisura me ar e filigramë, aq të hollë, aq mjeshtërorë, realizuar nga aktorët e magjishëm të kohës.

Kujton dhe njëherë figurat e Arturos nga Kadriu tek “Arturo UI”, por kujton me respekt të jashtëzakonshëm, Ndrek Lucën, Prokop Mimën, Pjetër Gjokën, Luan Qerimin, Sulejman Pitarkën, Robert Ndrenikën, Violetën, Dritën, Margaritën, Antonetën, Sandër Prosin, Gjon Karma e sa e sa të tjerë që ende nuk kanë ardhur më në skenën e teatrit. Ata plotësuan një ansambël të paparë.

Marrë me shkëputje dhënë gazetarit Albert Zholi/Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!