Profesor Gilman Bakalli ka kenë pedagog, publicist dhe deputet shqiptar. Ai lindi më 11 gusht 1967 në Shkodër. Për 4 vite nga viti 2005 në vitin 2009 ka shërbyer si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ai u nda nga jeta më 8 tetor 2016 pas një sëmundjeje.
Lindi në Shkodër në lagjen “Rus i Vogël” më 11 gusht 1967, i biri i Et’hem Bakallit dhe Nexhmije Shpuzës. I ati u dënua me 12 vjet burgim për shkak të pjesëmarrjes në Lëvizjen studentore antikomuniste 1945-53 me organizimin e quajtur “Përpjekja shqiptare”
Përshkoi të gjitha etapat e arsimimit fillor e të mesëm në Shkodër. Agu i tranzicionit e zë student në fakultetin e Inxhinieri-Gjeologji Minierash. U kthye në Shkodër ku u diplomua në gjermanistikë, Në Grac të Austrisë mori titullin doktor i Filozofisë, duke hyrë në katedrën e gjermanistikës në Universitetin Luigj Gurakuqi.
Në vitin 2005, ftohet të kandidojë në Shkodër për Partinë Demokratike, dhe zgjidhet deputet nga viti 2005 deri në vitin 2009. Pasi rikandidoi në zgjedhjet e 2009 me partinë “Poli i Lirisë”, në procesverbal nuk i ishte shënuar asnjë votë në emër të tij, gjë për të cilën u shpreh “më vodhën edhe votën time”.
Ka punuar si Lektor në Universitetin Evropian të Tiranës, në mësimdhënie në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit. U nda nga jeta më 8 tetor 2016 për shkak të leuçemisë akute.
Bakalli Gilman, Alfabeti i tranzicionit, Universiteti Europian i Tiranës dhe UET-Press, Tiranë, 2017.
Bakalli Gilman, Mendimi kritik i një qytetari, Botime Pegi, Tiranë, 2018. Librari