Categories
Art Kulture Personalitete

Qeveria miraton vendimin: Pension të posaçëm 15 personaliteteve. Mes tyre Kozma Dushi, Diana Çuli, Bujar Asqeriu, Marjeta Larja

Qeveria miraton dhënie shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme të shoqërisë shqiptare.

Bëhet fjalë për aktorët Bujar Asqeriu, Marjeta Larja, Zani Ziçishti, Sotiraq Bratko, Shahistin Fatos Muço, Kompozitorin Thoma Gaqi, Mjeshtrin e futbollit Uran Xhafa, Ish volejbollistin, legjendën e Dinamos Shaban Uka, Volejbollisten Eva Kavaja, Shkrimtaren Diana Çuli, këngëtarin Kozma Dushi, kompozitoren Diana Toçe, studiuesin Ylli Drishti dhe Lluka Qafoku.

Qeveria miratoi dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr. 7703.

Vendimi hyri në fuqi me publikimin në Fletore Zyrtare 31 dhjetor 2021./Oranews/

error: Content is protected !!