Për shumë vite kam qenë me shtëpi afër Estradës së Tiranës. Të them të drejtën nuk kam lënë shfaqje pa parë, një shfaqje mund ta kem parë me dhjetëra herë. Më ishin bërë aktorët e Estradës si njerëzit e shtëpisë. Kisha shumë të preferuar, njëri prej tyre Kosta Kamberi.
I ruaj akoma në kujtesë batutat e tij në skenë apo në film. Dje e pashë pas shumë vitesh. Kosta, ashtu si miqtë e tij që karakterizohen nga thjeshtësia, m’u afrua dhe më zgjati dorën. Ma shtrëngoi fort dhe më buzëqeshi me ëmbëlsi. Ngela. Doja ta pyesja, por fjalët nuk më dilnin.
Aktorët dhe njerëzit e artit në vendin tim janë personat më të pavlerësuar. Mirë që i njeh dhe i vlerëson populli. Ai i ka shpërblyer gjithnjë me duartrokitje dhe fjalë miradije.
Respekte për Kostën dhe të gjithë ata artistë që janë një trashëgimi e madhe për kulturën e vendit tonë.
Nga Haxhi Lika/Naishtedikur.info