Respektojini njerezit sa jane gjalle…
Jepini Taqo Dembos ate qe i takon …
Jepini nderin, respektin, mirenjohjen e vleresimin e merituar per ate qe ju dha nder vite …si qytetar i mrekullueshem i Korces e si nje nder futbollistet me te mire te historise se qytetit te tij e te futbollit shqiptar…
…Kur i thashe te fameshmit Koco Dinella se kisha ndermend te shkruaja dicka per Taqo Dembon se e kane harruar krejt…mu pergjigj …bravo te qofte qe e kujton te mirin e te pa perseriteshmin e qytetit tone si njeri e si sportist…
Eshte ndoshta rast unikal shtoi Dinella …qe ne 13 vjet kariere futbollistike Taqua nuk mungoi ne asnje ndeshje te vetme…madje te siguroj se edhe ne asnje dite stervitje te vetme !
…Gjithmone e kam pelqyer lojen e tij …ku atje ne qender te mbrojtjes korcare shtatlarti Dembo do te ishte nje post-bllok i pa kalueshem per cdo lloj sulmuesi kundershtar…
I forte fizikisht, pozicional, dyluftues i pa kompromis…i shkelqyer atletikisht e taktikisht por dhe futbollist i paster ne loje, serioz , korrekt e qe te impononte respekt te vecante …ndaj dhe per keto veti e cilesi te spikatura te tijat u grumbullua disa here ne ekipet tona kombetare Shpresa dhe Kombetarja A…por…qe kurre nuk e lane te dilte jashte shtetit qofte edhe njehere te vetme …pa i dhene kurrfare spjegimi se Pse …pse ishte i vlefshem vetem per brenda Shqiperise e i pa vlefshem e i dyshimte per jashte saj …
Njejte sikurse e marrin per perforcim me Besen e Kavajes ne ndeshjen e kupes Ballkanike …Besa – Rijeka 1-0 …dhe nuk e marrin me vete ne ndeshjen e kthimit ne Jugosllavi [ ???]….
Shpejt …Taqua do te festoje 80 vjetorin e tij te lindjes ketu ne New York ku jeton se bashku me familjen e tij te nderuar e te respektuar…Anen bashkeshorten ose menaxheren sportive te familjes Demba…tifozen e pare personale te Taqos – bashkeshortit te saj …por edhe te Evisit se bijes Kampione e fameshme Ballkani ne Atletiken e viteve te arta te Korces e te Shqiperise te Pavlina Evros, Mekshit, Qeramixhiut etj…e te Rolandit futbollistit te shkelqyer te Skenderbeut i cili eci saktesisht ne gjurmet e te Atit te tij…duke e mbajtur me nder fanellen me mbiemrin Dembo …
…Erdha ne ekip ne edicionin 1964/65 rrefen Taqua…dhe i vara kepucet ne gozhde ne sezonin 77/78…plot 13 vjet futboll… e ne moshen 35 vjecare…qindra ndeshje kampionati e kupe…miqesore e te te gjitha niveleve…e mes tyre edhe 10 takime nderkombetare kunder rumuneve, bullgareve, gjermaneve, jugosllaveve, grekeve etj …
…Pishmani i vetem qe kam…eshte aresyeja absurde qe se kuptova dot kurre…me therrisnin me ekipin kombetar sidomos gjate kohes se Boricit te famshem…por ne ndeshje nuk me futen kurre…madje kur po shkonim per ne Egjypt po me Kombetaren ne 1967 …me kthyen mbrapsht ne Aeroportin e Rinasit…tregon zemer thyer Taqua…
…Tek Skenderbeu gjeta lojtare e njerez te mrekullueshem si K.Dinella…V.Topciu, S.Lubonja, A.Pilika, Shulja, Ballco, L.Toshi, Tuxhari, V.Thimjon …per te ardhur ne kohen kur une po e mbyllja karieren tek talentet e rralle te qytetit tone si Kaci , Xhambazi , Kercici etj…
Dhe ishte ajo kohe kur ne Kombetaren e Shqiperise …Skenderbeu i Korces do te kishte ne vazhdimesi e nder vite rregullisht 5-6 lojtare qe nga Dinella, Kaci, T.Vaso, T.Dembo, Kercici , Xhambazi etj…
… Ndersa vazhdoj e mbaj shenimet e mija ne biseden me Mjeshtrin e madh te futbollit korcar e atij shqiptar bashke… ne nje moment Taqo Dembua me thote plot sinqeritet por edhe me nje lloj nostalgjie , respekti e mirenjohje bashke se… per trajnere te tille si Maqo Prodani jo une e Korca por vete futbolli shqiptar duhet te ndihet krenar- dhe ka plotesisht te drejte !
Tek e pyes per sulmuesit kundershtare te cilet e kane bezdisur me shume dhe e kane vene ne veshtiresi gjate ndeshjeve te luajtura… Dembua nuk harron ti permende nje nga nje e me saktesine e nje gazetari sportiv arkivist…ohhhh i pari Pano – me thote e pas tij te veshtire per tu markuar kane qene edhe M.Haxhiu, S.Braho, M.Leshteni, S.Bizi, I.Pernaska …
Fanella nr. 3 …qe aq shume u duartrokit jo vetem ne Korce por ne cdo stadium te Shqiperise ka lene pas nje emer goxha te mire , te nderuar e te respektuar si qytetar por edhe si sportist…madje nje familje e tere sportive qe aq shume i dha qytetit te vet por edhe sportit kombetar shqiptar…
E fatkeqesisht e per faj te te gjitheve aty ne ate vend ku njerezia kane zene e te harrojne per se gjalli e lere me kur mbyll syte…Taqon jo vetem Korca e cila vertet i detyrohet shume …por edhe FSHF….madje edhe Presidenti i Republikes qe kujt si ka dhene Tituj e Medalje…Dekorata e vleresime…duket e kane harruar si ”pa dashje”…
E pra shume perpara atyre qe i kane rene topit me kembe nja 5-6 here e shume para prej atyre qe u moren edhe me politike e plot pislliqe te tjera duke care kesisoj ne jeten e karieren e tyre me se shumti mediokre……i miri, i ndershmi, korrekti e dinjitozi dhe fisniku Taqo Dembo kurre nuk kerkoj shperblime e vleresime te pa merituara…as u ankua e as u zemerua me kerkend …
Por ama eshte faji e turpi yne qe ti harrojme njerezit tane te mire kesisoj aq me shume kur kane dhene aq shume per qytetin e vendin e tyre …
Eshte e pa faleshme qe figura e personalitete te tilla qytetare e sportive ti mbulojme me pluhurin e harreses e te mjaftohemi me nje ”Mjeshter Sporti” te dekadave me pare a me nje ”Nderi i Korces” sa per te qene brenda…e titujt e merituar Mjeshter i Madh a Nderi i Kombit fjala vjen tu a akordojme atyre qe si njeh as fisi e as lagjja e tyre !
Eshte ne nderin tone qe ti nderojme njerezit sa jane gjalle e kur vertet e meritojne nderimin tone, te shoqerise e te vendit te tyre…ne raport me ate c’ka ata na kane dhene plot perkushtim nder vite…
Ndaj jepini Taqo Dembos ate qe i takon…kthejini mbrapsht ate qe ai meriton…respektin e nderin e munguar…mirenjohjen qe zakonisht fshehim ne mosmirenjohesit e lindur !
Ne foto…ekipi i mrekullueshem i Skenderbeut i viteve 65/75 ku ne qender [lart] jane dy shtyllat e tij portieri
Koco Dinella dhe qender – mbrojtesi Taqo Dembo…dhe ne foton poshte familja e nderuar Dembo qe prej vitesh jeton ne New York …Taqua, Ana…Evisi e Rolandi…
A.R.DOSTI