Categories
Art Kulture Personalitete

Rikard Ljarja një figurë monumentale në kinematografinë e vendit tonë

Rikardi ishte një figurë monumentale në kinematografinë e vendit tonë.

Regjisori Gjergj Xhuvani dikur tha: “Rikard Ljarja ishte aktori i parë që pamë në ekranin e madh që solli natyralitet në aktrimin Shqiptar. Ai foli dhe veproi si njerëzit që njohim. Ai ishte njëri nga ne.”

Rikardi ishte nga Shkodra, ku pati dhe fillimet në Teatrin Migjeni, përpara famës si aktori kryesor në dy filma të Dhimitër Anagnostit, KOMISARI I DRITES (1966) dhe DUEL I HESHTUAR (1967), duke u bërë akoma më i dashur për publikun me rolin e Dedës te “Rrugë të bardha” (V. Gjika, 1974).

Nuk ishin vetëm shqiptarët që ia njihnin mirë buzëqeshjen, dhe zërin e thellë të Rikardit. Miliona kinezë admiruan Rikardin që i binte kitarës në filmin NGADHNJIM MBI VDEKJEN (1967) të Gëzim Erebarës dhe Piro Milkanit.

Me dinjitet dhe vërtetësi realizoi mbi 25 role në kinematografi dhe 10 filma si regjisor, duke përfshirë këtu filmat brilantë RRUGICAT QE KERKONIN DIELL (1975), RADIOSTACIONI (1979), si dhe filmin e ndaluar SKETERRE ’43! (1980).

Kur nuk prodhonte dot më filma me shkrirjen e Kinostudios, Rikardi vazhdoi të prodhonte art, të pikturonte dhe shkruante romane e tregime të shkurtra. Edhe kur vuante, Rikardi vazhdoi të krijojë. Përvec librave “Në një humbëtirë diku rrotull”, “Kohë qensh”, “Tymi” dhe “Josifopedia”, Rikardi sapo kishte mbaruar përmbledhjen e re me tregime, të titulluar ‘9 të shkurta’.

Filmografi si regjisor: “Rrugicat që kërkonin diell”, 1975 me bashkeregjisor S. Kumbaron; “Ilegalët” 1976 me bashkeregjisor S. Kumbaron; “Në pyjet me borë ka jetë”, 1978; “Radiostacioni”, 1979; “Sketerrë ’43”, 1980; “Dita e parë e emërimit”, 1981; “Fundi i një gja kma rrjeje”, 1983; “Ura pranë kështjellës”, 1985; “Kur hapen dyert e jetës”, 1986; “Pesha e kohës”, 1988

Aktori Rikard Ljarja ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare në Tiranë më 20 Prill 2020/Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!