Sir David Barclay, bashkëpronar i gazetës Daily Telegraph, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare.
Sir David, së bashku me vëllain e tij binjak Sir Frederick, ndërtuan një perandori biznesesh që përfshin hotele, tregti me pakicë dhe media.
Telegraf raportoi se ai vdiq të dielën pas një sëmundje. Kryeministri britanik, Boris Johnson, ish gazetar i Telegraf, shprehur ngushëllimet për vdekjen e tij duke shkruar: “Lamtumirë me respekt dhe admirim për Sir David Barclay, i cili shpëtoi një gazetë të shkëlqyeshme, krijoi mijëra vende pune në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe që besoi me pasion në pavarësinë e këtij vendi dhe atë çfarë mund të arrinte.”
Vëllezërit Barclay, të cilët kishin një pasuri prej 7 miliardë paund sipas Sunday Times Rich List të vitit 2020, jepnin rrallë jepnin intervista në media./Panoramaplus.al