Categories
Art Kulture Personalitete

Shkodra i jep lamtumirën ‘Mjeshtrit të madh’

I është dhënë lamtumira e fundit shkrimtarit dhe dramaturgut të shquar shqiptar, Fadil Kraja, i cili u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Në homazhet e mbajtura në teatrin “Migjeni” të qytetit të Shkodrës ishin të pranishëm familjarë dhe miq të Krajës, por edhe artistë të njohur.

Për ta Fadil Kraja ishte një artist i madh dhe kjo është një humbje e pazevendësueshme. Kontributi i Fadil Krajës është i çmuar, teksa ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë.

Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka dekoruar shkrimtarin dhe dramaturgun Fadil Kraja me “Urdhrin e Kalorësit të Flamurit.”./KultPlus/

error: Content is protected !!