“Shqiptarve, përgjithësisht, u pëlqen politika.
Jo ajo qi me ânë të nji përpjekjeje vepruese ka qëllim ndërtues, por ajo qi shfren në bisedime tue ndejë në kafehâne ase rreth nji tryeze shtrue me pije e meze. Mbush e derdh…
Vizató e shlyej situata…
Naltësó e zbrit persona, grupe, shtete, kontinente…
Fundi? Sejcili shkon në shtëpí të vet pa ndërrue mendim, i bindun se ai vetëm ká në xhep të vertetën.
Deri sa këto bisedime, rëndom të thata e të shtërpëta, janë nji mjet me kalue kohën dhe me hjekë mërzí, hajdedeh!; porsé mjerisht ndodhë shpesh qi aty me pohime të kota e shum lehtësisht cenohen vlera të çmueshme dhe mbillet fara e dyshimit qi pengon nisma të dobishme.”