Categories
Art Kulture Personalitete

Shuhet aktorja e mirënjohur “Artiste e Merituar”, Edi Luarasi (Mirdita)

Shuhet aktorja e mirënjohur “Artiste e Merituar”, Edi Luarasi (Mirdita)

Lindi në Tiranë në vitin 1940, ishte vajza e Ndoc Mirditës (me origjinë nga Mirdita), oficer i lartë ushtarak në periudhën e Mbretërisë.

Që në moshën 14 vjeçare u aktivizua si këngëtare së bashku me motrën në Estradën e Shtetit, duke u bërë të njohura me duetin “Motrat Mirdita”. Pasi u diplomua në 1963, emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” në vitin 1963.

Më pas, vijnë një sërë rolesh: Lena tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë” etj. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike.

Rikthehet në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit të damës plakë në dramën “Vizita e damës plakë”. Interpretoi në “Hekurat”, “Cilindri”, “Streha e të harruarve” etj.

Burimi: MIRDITA:Histori dhe aktualitet

error: Content is protected !!