Categories
Art Kulture Personalitete

Shuhet dramaturgu ikonik i “Fishekut ne Paje” dhe “Baca i Gjetajve” FADIL KRAJA

FADIL KRAJA, shuhet dramaturgu ikonik i “Fishekut ne Paje” dhe “Baca i Gjetajve”!…

(Fadil Kraja, ky mjeshter i rralle i drames dhe komedise shqipe, eshte shuar ne moshen 91 vjecare. Ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden:

“Fisheku në pajë”, i cili vetem ne Shkodër u shfaq rreth 500 here

“Sinjalet e natës”
“Shpartallimi”
“Baca i Gjetajve”
“Gjaku i Arbërit”

“Djem të mbarë”
“Çështja e Blertës”
“Flamur në dasëm”
“Rozafa”

“Kur flasin zemrat”
“Luani i shtëpisë”
“Çështje familjare”
“Njerëz të ditëve tona”

“Mos më shkim hisen e diellit”
“Jorgani”
“Ditari i një mësuesi”
“Dopio gjashta”,

“Dy jetë”
“Midis dy dhimbjeve”
“Surpriza”
“Martesë me internet”

“Nata e fundit”, si dhe shumë drama për fëmijë, skenare filmash, librete operash dhe operetash.
Personalisht, shkrimtaria e tij, me ka lidhur fort me Shkodren kulturore sa isha student, edhe pse i fizikes, dramat e tij ne periudhen studentore i kam ndjekur nje per nje ne teatrin Migjeni.
Pushofsh ne paqen e Zotit, KALORES i artit shqiptar!….)

Marrë nga gazetari Gjergj Marku

error: Content is protected !!