Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Si sot më 2 shkurt 1924, lindi një nga ikonat e kinematografisë Sulejman Pitarka (1924 – 2007)

Posted on February 2, 2022 by Monitor

2 shkurt 1924, lindi një nga ikonat e kinematografisë Sulejman Pitarka (1924 – 2007)

Sulejman Pitarka, lindi me 2 shkurt 1924, ne Diber. Ai ka luajtur me sukses 50 role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në kinematografi. Ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, kur ishte në moshën trevjeçare, familja e tij u vendos në Durrës. Këtu kaloi fëmijërinë.

Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi punë në bankë. Libri i tij Trimi i mirë me shokë shumë është një dramë për fëmijë ku flitet për Skënderbeun (Gjergj Kastriotin). Një nga aktorët më të spikatur shqiptarë, i cili mban edhe titullin Artist i Popullit.

Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – 1947) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit.

Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkëngjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi.

Filmografia
Loin des barbares – (1994)
Vdekja e burrit – (1991) …Diplomati
Historiani dhe kameleonët – (1989)…Zenel Beu
Rrethimi i vogël – (1986) ………..Llambi Guri
Ura pranë Kështjellës – (1984) …… Salo Brisku(Ura)

Nata e parë e lirisë – (1984) Xha Sulo, furrxhiu
Nxënësit e klasës sime – (1984)……Çelo Kasapi
Në prag të lirisë – (1981) Hoxhe efendiu
Shtëpia jonë e përbashkët – (1981) Kozma Selita
Agimet e stinës së madhe – (1981)…..Ali Beu

God itja (1980)
Ballë për ballë – (1979)…….Zheleznovi, Komandanti Rus i Bazes
Gjeneral gramafoni – (1978)…Xha Avdiu
Pas gjurmëve – (1978)…Xha Lipja
Gunat përmbi tela – (1977)…Gjenerali

Tinguj lufte – (1976)…Galip Shkëmbi
Horizonte të hapura – (1968)…Sokrati
Debatik – (1961)…Mësuesi

Teatër
Familja e peshkatarit
Shtatë shaljanët
Vajza nga fshati

Trimi i mirë me shokë shumë
Doktor Aleksi
Besa e madhe
Epoka para gjyqit

Prefekti
Toka jonë (teatër)
Televizori
Otello

Gratë gazmore të Uinsdorit
Valon Drogirashi
Borgjezit fisnik

Arturo Ui
Pjata e drurit
Gratë para drurit

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes