Categories
Art Kulture Personalitete

Sobë të bardhë e unazë me gur të kuq, Tinka Kurti rrëfen si u njoh me bashkëshortin

“Tinka Kurti, ditari i një bashkëshorti” është një përmbledhje kujtimesh të aktores së madhe, por të shkruara nga bashkëshorti i saj. Rrëfimet e Tinkës pas çdo shfaqjeje janë hedhur në letër nga admiruesi më i madh i saj, e tashmë vijnë të botuara nga Anila Mema.

Për emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan, vijnë edhe kujtimet e Tinkës për Palokën. Njohja e tyre në një kohë të hershme tregohet në pjesëza plot ngjyrë, me momente që vitet nuk i kanë zbehur dot në harresë.

Tinka Kurti: Njohja me Palokën ka qenë pak qesharake, pak me humor, pak humori im… jo se nuk ishte e vërtetë, jo se nuk do ta merrja, por nuk më kishte shkuar mendja të fejohesha e martohesha. Isha e re dhe kisha nevojë që shtëpisë time të mos ia hiqja racionin, se nuk kishim bukë në shtëpi. Nëna ime kishte shitur një sobë të bardhë, e paçelur ende, e ambalazhuar dhe e shiti se kishte nevojë të mblidhte para. U mërzita shumë sepse doja t’i thoja të tjerëve që ne nuk ishim askush, babai im dhe xhaxhallarët e mi kishin mbaruar shkolla të mëdha nëpër botë.

Kisha gjetur një motiv: “Kush ka sobë të bardhë”, thoshin “shprehje budallenjsh”. Aty rreth e rreth ku ishin mbledhur ca shokë, edhe ky që rrinte me dorë mbledhur gjithmonë në jelek, si i pari i shtëpisë, jo se ishte tip, por ishte fytyra e prezenca e tij.

Ky gomari më shkruan letër, “do ta çoj unazën me gur të kuq që kushton shumë”. “Po kam keq për unazë me gur të kuq e me atë fytyrë”. Një shok i Palokës që ishte i angazhuar me partinë, shtëpia jonë nuk është më… i kisha thënë më parë “ai s’ka sobë të bardhë”, “sobë të bardhë kam unë” tha, “ty do të të marr i thashë”. Ai mbeti, këta të tjerët po ashtu dhe nga turpi nuk shkova tre ditë në shtëpi.

Gjithmonë e kujtoj që ai më kapte prej veshit e më thotë “ki kujdes, kujdes mos më harro mua”./tvklan.al/

error: Content is protected !!