Categories
Art Kulture Personalitete

Sot aktori Ahmet Pasha feston 74 vjetorin e lindjes, i urojmë jetë të gjatë e shëndet

Sot eshte 74-se vjetori i lindjes se aktorit Ahmet Pasha dhe ne i urojme te festoje dhe sa me shume vite te tjere. Ahmet Pasha ka lindur në 8 shkurt 1948 në Fier. Pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1970 fillon aktivitetin e tij si aktor në janar të vitit 1971 në trupën e Teatrin Popullor (sot teatri Kombëtar) .

Roli i tij i parë në skenën e këtij teatri është ai i Flejnit në dramën “Arturo Ui” të Bertol Brehtit. Më tej do të vazhdonin një galeri e tërë rolesh, rreth 80-të, ku mund të përmendim rolin e Abdyl Frashëri në dramën “Epoka para gjyqit” , rolin e Gjeneralit në dramën “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e Piro Manit ( Artist i Popullit ), rolin e Mumjes në pjesën “Muzeu”, rolin e Kadriut në dramën “Rajmonda”, rolin e Drejtorit të azilit në dramën “Pjata prej druri” të Edmond Morrisit etj.

Në kinematografi roli i tij i parë do të të jetë roli i Babait të Mimozës në filmin “Mimoza llastica” në vitin 1973. Më tej do të vazhdonin edhe shumë role të tjera. Këtu mund të përmendim rolin e Babait të Bledit në filmin “Gjyshi partizan” në vitin 1982, rolin e Jakut në filmin “Besa e kuqe” në vitin 1982, rolin e Bimbashit në filmin “Balada e Kurbinit” në vitin 1989 etj.

Për meritat e tij artistike , Ahmet Pasha, është vlerësuar në vitin 1989 me titullin “ Artist i Merituar

error: Content is protected !!