Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Sot Aktori Niko Kanxheri feston 75 vjetorin e lindjes dhe i urojme të festojë sa më shumë vite të tjera!

Posted on February 17, 2022 by Monitor

Sot Aktori Niko Kanxheri feston 75 vjetorin e lindjes dhe i urojme të festojë sa më shumë vite të tjera!

Niko Kanxheri (1947). Aktor, regjisor, pedagog. Lindi në Tiranë, më 17 shkurt. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës, më 1969. Fillimisht punoi në “Radio Tirana,” në programet e radiodramave nën titullin “Teatri në mikrofon,” ku u përkujdes për regjistrimin e shumë pjesëve nga repertori më i mirë i teatrove, si dhe pjesëve të reja të përgatitura enkas për emisionin.

Në vitin 1971 bëri një kurs për regji pranë Kinostudios “Shqipëria e Re ” dhe më pas punoi si regjisor në Televizionin Shqiptar, kryesisht në emisionin “Teatri në ekran,” si dhe në xhirimet e filmave televizivë. Në vitin 1992 kaloi pedagog i Mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve , ku vazhdon të punojë edhe sot. Si aktor spikati më shumë në kinematografi me disa role të god itura.

Nisi disi ndrojturazi me rolin e dhëndrit te filmi Çifti i lumtur (1975) dhe një vit më pas krijoi një figurë fshatari të mëvetësishëm, Mitin, te filmi Tokë e përgj akur. Vijoi më pas me disa role të formatit të vogël. Karriera e tij në kinematografi shënon një hap të dukshëm përpara pas viteve’90.
E plotë ishte figura e Estrefit në filmin Vd ekja e kalit (1991). Përmes këtij roli, ai skicoi njeriun hipokrit, militant partiak, cinik, ku tjetërsimi i skajshëm dhe mungesa e skrupujve morale u paraqitën nga aktori si fenomene me rrezikshmëri sociale, jo vetëm në periudhën e diktaturës, por po aq veprues edhe në shoqërinë postkomuniste.

Pas një loje realiste dhe me një kahje të qartë karakterizuese në rolin e shefit të redaksisë në filmin Njyrat e moshës (1990), dhjetë vjet më vonë N. Kanxheri krijoi një tjetër figurë interesante, atë të bariut Selman Tosku në filmin Parullat(Slogans), nëpërmjet të cilit bëri një portret plot dhimbje e mëshire, kushtuar njeriut të thjeshtë, i shpallur kinse “armik i klasës,” ashtu i ndrojtur, i vetësugjestionuar e mes kundërshtish, që arrestohet e burgoset pa faj.

Një prerje e përafërt interpretimi është edhe ai i rolit të gjyshit në filmin Nata pa hënë, në të cilin tregon shkatërrimin e njeriut të dyzuar, fatalitetin dhe përvuajtjen e ardhur nga ndëshkimi i merituar i kohës, i lirisë, deri dhe i paranojës dhe transcendences. Me këto role bie në sy aftësitë e tij për të frymuar figura tragjikomike, falë një natyrshmërie të dukshme ku fjala, veprimi dhe sjellja vijnë në forma gati të rëndomta e profane, por që pas tyre fshihen nëntekste e kuptime të përcaktuara herët.

Shfrytëzon me kujdes e maturi elementet e satirës, ndonjëherë edhe të groteskut, por pa spekulime dhe pa deformuar qëllimet. Në vitin 2003 luajti me patos tragjik rolin e babait në dramën Babai e A. Strindbergut në teatrin “A. Moisiu” të Durrësit, ku u vu re synimi për të krijuar, falë dyplanësive të shumta, mbresën e shpështjellimit psikik, të kaosit, ambiguitetin e qëndrimit, ngërthin shpirtëror me teprinë e urrejtjes irracionale si rrjedhojë e armiqësisë dhe agresivitetit gjinor në raportet burrë-grua lidhur me dhe përballë fëmijës, i pasur nga obsesioni shkatërrimtar i zotërimit të saj.

Në dramën Të fluturosh, ç’kënaqësi! e Doru Motok (2003) luajti rolin e A-së, ku me një trajtim poetik, që u shfaq edhe në plastikë, krijoi ndjesinë e ëndërrimit, të transcendentales dhe të lirise. Në aktrimin e tij janë të pranishme gjëndjet e skajshme, eksitante, tejet të rënda, të një psikike të shkatërruar apo të deformuar, tek e cila, nëpërmjet një forme mjaft shprehëse, ai arrin të zhbirilojë dhe të paraqesë kaosin shpirtëror, gjëndjën traumatike apo delirin e personazhit që luan, sikundër, në raste të tjera, në trajta më të përkora e të buta, jep brengën a pezmin e tij. Ka fituar titullin “Profesor”./Aktoret Shqiptare/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes