Xhelal ,Tafaj (1953-). Aktor.
Lindi ne Tirane ,me 31janar .Mbaroi Institutin e Larte te Arteve, me 1976 ,dhe fill me pas u emerua aktor ne tatrin ‘’Aleksander Moisiu ‘’* te Durresit ;pak kohe ishte drejtor i tij (1998) .
Ne vitin 1992-1995 punoi si nepunes per kulturen ne Bashkine e Durresit .
Roli i pare ishte ai i Spartit te drama Deshtimi i nje kryqezate e Kadri Pirros *; me pas luajti role kryesore, me se shumti ne planet romantike, heroike e dramatike, personazhe pozitive me lengata dashurie, pervuajtje ekzistenciale apo lufte per mbijetese, si Bozdari te Pertej dashurise, dramatizimi i poemes se Jeronim de Rades ‘’Serafina Topia ‘’(1984), Hepi Bern te Net vere, dramatizim i romanit Net tr agjike amerikane te Erskin Kollduellit, Marko te kenge dashurie me korba (1994)dhe Marko te Qytet pa dashuri te Bashkim Hoxhes *, Altini te Trokitjet ne dyert e dhimbjes (2001), autor e regjisor Serafin Fanko *, doktori te Babai e A. Strindberg.
Here pas here ai shkeputej nga modeli tashme i provuar i aktorit –hero, apo ai i personazheve te pervuajtur mes peripecive te dashurise, fatalitetit, deshtimeve, rrethanave tragjike etj. , dhe provonte me sukses edhe ne komedi ,filluar qe me rolin e Agronit te Kartela e verdhe (1981), me shefin e karabiniereve te Kush paguan (2004) e Dario Fo-se, apo me role negative nen optika satirike e sarkastike si Grigu te Ylli pa emer e M. Sebastian (1998), Knurov te Vajza pa prike (2006) e N. Ostrovskit etj. I ketij formati ,por i perpunuar saje logjikes se forte te veprimit ,ishte edhe roli i Stonit te drama Tango (2008)e Slavomir Mrozhekut .
Me figuren kontradiktore te Alfredit te drama Te jesh nene e Roberto Braccos, 2006, fitoi cmimin si ‘’Aktori me i mire ‘’ne Festivalin e Teatrit Shqiptar ne Diber, Maqedoni. Ka luajtur edhe ne filma ,ku spikati me rolin e Fatjonit tek Mysafiri. .
Xh.Tafaj ben nje aktrim te ndjere, pergjithesisht ne tone psikologjike e forma te buta ,por ku nuk perjashtohet ,perkundrazi theksohet pervuajtja; ka nje qetesi te brendshme ,vetesiguri,prani skenike te shfaqshme ,ze te bukur dhe shqiptim te qarte te fjales ,hir skenik.