Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Sot aktorja Valentina Kita feston 62 vjetorin e lindjes dhe ne i urojme te festoje dhe sa me shume vite te tjera

Posted on January 25, 2022 by Monitor

Sot aktorja Valentina Kita feston 62 vjetorin e lindjes dhe ne i urojme te festoje dhe sa me shume vite te tjera

Valentina Kita.(1960). Aktore. Lindur me 26 janar 1960 ne Tirane. Mbaroi studimet per aktore ne Akademine e Arteve me 1983, viti ne te cilin filloi punen si aktore profesioniste ne teatrin “Skampa” te Elbasanit. Ka interpretuar rreth 50 role, nga te cilat vecohen: Aleksandra tek Neperka e L.Helmanit, Ana tek Engjejet e sketerres, Ana te Vdekja e V.Alenit, Aspasia tek I pangopuri e Psathait, Theothoria te Pushteti i grave e Aristofanit, Zana te Kyci i arte e F.Balliut, Jona te Turneu e P.Manit.

U vleresua me Cmimin III ne Vestivalin Kombetar te Teatrit, me 1989, per rolin e zonjes ne dramen Sa shume gjethe te thata ate vjeshte e P.Kulles. Ka interpretuar filmat Vendimi te K.Dhamos, Nata e pare e lirise, te E.Musliut, Pranvera s’erdhi vetem dhe Ngjyrat e moshes te P.Mikanit etj.

Ne vitin 2000 e ne vijim punon si regjisore ne TVSH, por eshte angazhuar si aktore ne shfaqjet Darka e te marreve, Pasticieri Bela Vista, ne tenelovelen Njerez dhe fate (ne rolin e Xhulit).

Filmografia
Ballkan Pazar… Angjeliqi, (2011) – film
Gjoleka, Djali i Abazit….. Komshia e inatosur, (2006) – film
Tifozët….. Xhevo, (2004) – telekomedi
Njerëz dhe Fate….. Xhuli, (2002-2003) – telenovele

Hajdutët….. Xhuli, (1995) – telekomedi
Ngjyrat e Moshës….. Meri Kola, (1990) – film
Pranvera S’erdhi Vetëm….. Katerina, (1988) – film

Kronikë e Atyre Netëve, (1986) – film televiziv
Vendimi….. Klotilda, (1984) – film
Nata e Parë e Lirisë….. Shoqja e Petritit, (1984) – film/Naishtedikur.com/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes