Agim Bajko lindi ne 10 shkurt 1956 është aktor shqiptar i humorit dhe i satires.
Aktualisht është drejtor artistik dhe drejton programin By-pass në Vizion Plus. Ka kontribuar per shume vjet ne Teatrin e varietese te Tiranes, televizion dhe kinematografi, duke krijuar dhjetra e dhjetra figura te ndryshme artistike te vlersuara nga kritika profesionale dhe publiku.
Filmografia
Dashi pa brirë -(1993)
Gjuetia e fundit (1992)
Edhe kështu edhe ashtu – (1989)
Mirela (telekomedi) – (1988)
Dy herë mat – (1986)
Ndër tjerash ka xhiruar edhe një seri filmash komik me aktorin Agron Llakaj si : Martesa e Hasanit, E ema e Zeqos në bashkepunim dhe me Inis Gjoni, TV Titanik me Xhevair Zeneli dhe Pranvera Veizi, Greku ne Himare, Rradha e vizave,Ne shtrat me OSBE, Don Kishoti ne Tirane, Ali Pashe Tepelena, Gjergj Elez Alia, Ushtrija pastron, Moisiu dhe Papa, Pastrimi i figurave, Inagurimi i Missit, Ska vend per varre, Koridori i 8, Kuvendi i II i Lezhes, Greku ne Kocinare, Cmimi i shekullit etj…
Per kontributin e tij ne medien televizive është vleresuar me cmimin “PERSONAZHI I VITIT” me 2009 nga Vleresimi vjetor radio Televiziv. Gjithashtu, me 2012 është nderuar nga Presidenti i Reoublikes Bamir Topi me titullin “MJESHTER I MADH”.
Nga viti 2006 e ne vazhdim drejton emisionin satirik te perjavshem ” By pass show” ne Vizion plus.