Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Terence Hill nderon mikun e tij Bud Spencer, me filmin e tij të ri

Bud Spencer dhe Terence Hill kishin një miqësi jo vetëm në filma, por edhe në jetën reale. Dy miqtë interpretuan sëbashku rreth 17 filma.

Kanë kaluar pothuajse dy vjet që kur aktori Bud Spencer (86) u nda nga jeta. Në vitet ’70 dhe ’80, ai dhe shoku i tij aktori Terence Hill (81) u bënë të njohur në filmat e tyre ku më i ndjeshëm ishte zhanri i komedisë. Vdekja e tij kishte mërzitur jo vetëm fansat e shumtë, por edhe ish-partnerin e tij në filma. Tani Terence e nderon shokun e tij në një mënyrë shumë të veçantë.

Në Itali, 81-vjeçari me sytë e tij blu sapo shfaqi premierën e filmit të tij të ri “Mein Name ist Thomas”. Një vepër që ia kushtoi mikut të tij të mirë Budit. Është filmi i parë artistik i Terens që nga vdekja e shokut të tij. Siç raporton Bild, në premierë ishin të ftuara edhe vajzat e Budit, Christiana dhe Diamante, të cilat në fund morën edhe duartrokitje nga salla.

Terens ̵ nëna e të cilit ishte nga Gjermania, flet për të me zell dhe dashuri. “Unë do të flas më shumë gjermanisht në film, kështu që miqtë e mi në Gjermani do ta kuptojnë mirë premierën e filmit.”
Ai nuk harron të kujtojë edhe Budin: “Nuk kemi pasur kurrë grindje midis nesh, ishim miq të mirë në film dhe në jetën reale”. Ky film i kushtohet Budit.

Kam humbur shokun tim më të mirë, më mungon “: E thënë thjesht, shumë trishtim. Përshëndetja për Bud Spencer nga Terence Hill (sa herë u shfaqën bashkë) me ironinë dhe autoironinë, zgjuarsinë dhe shijen e gatshme për paradoks që ishin figura e jetës së të rinjve në vitet 80-90, shprehje dhe mimika që i bënë të njohur nëpërmjet filmave në të gjithë botën edhe në Shqipëri./Naishtedikur.com/

Përgatiti dhe përshtati ekskluzivisht për faqen Na Ishte Dikur. E. Shehi. 1 Dhjetor 2021/Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!