Categories
Histori Personalitete Sport

Themeluesi i futbollit në Turqi dhe i skuadrës së Galatasaray-t, Ali Sami Yen

Ali Sami Yen, djali i Sami Frashërit është themeluesi i futbollit në Turqi dhe i skuadrës së Galatasaray-t.

Ali Sami “Yen” Frashëri në vitin 1905 krijoi klubin futbollistik Sport Klub Galatasaray dhe ishte president i parë për 13 vjet rresht, nga 1905-1918. Dhe përsëri për pak kohë në vitin 1925. Ishte trajner i parë i ekipit të futbollit në mes viteve 1905-1908. President i Komitetit Olimpik nga viti 1926-1931. Trajner i parë në një ndeshje ndërkombëtare kundër Rumanisë. Ali Sami Frashëri, vdiq më 20 korrik, 1951.

Ali Sami Frashëri është edhe një nga futbollistët e parë shqiptarë, gjithashtu është një nga trajnerët e parë shqiptarë, një nga presidentët e parë të një skuadre futbolli.

Ali Sami Frashëri gëzonte një respekt të jashtëzakonshëm në shtetin turk e veçanërisht në qytetin e Stambollit.

Ali Sami Frashëri vuri themelet e futbollit turk, ishte iniciatori i parë i krijimit të klubeve sportive si të: Basketbollit, hendbollit, volejbollit, notit, hipizmit etj. Kundërshtarët e përjetshëm të klubit të Ali Sami Frashërit ishin: SK Fenerbahçe, JK Beshiktash, Trabzonspor, Istanbulspor etj.

Ali Sami Frashëri ndoqi rrugën e babait dhe xhaxhallarëve të tij, që të gjithë intelektualë të shquar dhe shumë vizionar. Nën udhëheqjen e tij SK Galatasaray fitoi shumë trofe, ishte skuadra më e fortë dhe më e organizuar në Turqi dhe Ballkan.

Një kuriozitet sa i përket fanellave të SK Galatasaray:

Në fillimet e saja, atëherë kur edhe e themeloi, fanellat e SK Galatasarayit kishin ngjyrat kuq e zi, si dhe në anën e majtë emblemën me shqiponjën dy krenëshe, që simbolizonte edhe vet origjinën e Ali Sami Frashërit. Por me kalimin e kohës nga vetë shteti otoman, u detyruan dhe u obliguan që të hiqeshin fanellat me ngjyrën kuq e zi dhe ta hiqnin shqiponjen si emblemë të klubit, e t`i zëvendësonin me ngjyra verdh e kuq, që edhe sot e kësaj dite i bart SK Galatasaray.

Një kohë ka qenë edhe kryetar i shoqatës së arbitrave të Turqisë. Pas vdekjes së Ali Sami Frashërit drejtuesit e klubit Galasaray vendosën që stadiumit t`ia lënë emrin e legjendës së futbollit dhe sportit turk, emrin e shqiptarit tonë të madh “Ali Sami Yen”. Emrin e tij, Ali Sami Yen, mbanë edhe një rrugë në Stamboll. Kurse fjala Yen në biografinë e tij ishte pseudonimi, sepse ashtu e quanin dhe e njihnin dashamirët e futbollit turk, Ali Sami Yen./Diaspora Shqiptare/

error: Content is protected !!