Categories
Art Kulture Personalitete

“U nda nga jeta nëna jonë e shtrenjtë”/ Reagon djali i aktores Edi Luarasi

Për ndarjen nga jeta të aktores Edi Luarasi, ka reaguar dhe i biri, Eldon Luarasi. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai njofton ndarjen nga jeta të së ëmës teksa bën të ditur se varrimi do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 14:00.

“Me hidherim te thelle njoftojme se sot me date 3 dhjetor 2021 ndroi jete nena jone e shtrenjte Edi Mirdita Luarasi. Lea dhe Eltoni. Varrimi behet diten e Shtune dt. 04/12/2021 ora 14:00” shkruan në postimin e tij, Eldon Luarasi.

Aktorja Edi Luarasi ndërroi jetë pasditen e sotme.

Biografia

Aktorja lindi në Tiranë në vitin 1940. Ajo do të debutonte në skenë që në moshë të re. Në vitin 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. Spektatori duartrokiste “Motrat Mirdita”.

U diplomua për aktore në 1963 dhe emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin.

Mandej vijnë një seri rolesh të spikatura, ku veçojmë Lenën tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj. Martohet me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi. Përjashtohet nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike. Rikthehet në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit të damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”.

Në vitin 1995 interpreton në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj. Ka interpretuar pak role në filmin artistik. Është “Artiste e merituar”. Në këto role si dhe në tre filmat ku luajti, “Vitet e para”, “Gjurmët”, dhe “Ngadhnjim mbi vd ekjen”.

Ajo shquhej për temperamentin e fuqishëm dhe shpirtin rebel./Panorama.com.al/

error: Content is protected !!