Categories
Personalitete Sport

U Prehsh ne Paqe – Bert Jashari… – nga Adriatik Riza Dosti

U Prehsh ne Paqe – Bert Jashari…

Ka nderruar sot jete ne moshen 83 vjecare nje nga ikonat e simbolet e KS Partizani e nje nga legjendaret e futbollit shqiptar te viteve 60 Robert Jashari…

…I famshem ne kohen e vet…ku se bashku me Panon, M.Haxhiun , M.Karriqin e me pas edhe Bizin etj do te perbenin ate sulm te frikshem te Partizanit qe fitonte tituj e kupa radhazi…
Bert Jashari ishte e mbeti zevendesuesi e pasuesi i denje i Refik Resmes se madh…

Nje lojtar tipik i natyres se te famshmit portugez Euzebio…shperthyes, triblues, godites i portes nga cdo pozicion e distance e me nje gjuajtje shume te forte…plot grinte e teper potent fizikisht …e mbi te gjitha nje goleshenues i jashtezakonshem…

Ne vitet e tij te Arta …Bert Jashari qe mbante zakonisht ne fanelle nr. 9 …e behet fjale per fund vitet 50 dhe dekaden e viteve 60 …do te fitonte 7 Tituj Kampione tek Partizani e po me fanellen e tij do te koleksiononte edhe 6 Kupa te Shqiperise … si askush tjeter…sikurse nga 1960-63 do te shpallej edhe 3 here goleshenuesi me i mire i Shqiperise….

Disa here ne perberje te ekipit tone kombetar e nje nder me te miret e tij…ku goli kunder Irlandes se Veiut

te Xhorxh Bestit ne Belfast eshte nder me te bukurit e karieres se tij futbollistike…
Bert Jashari ishte nder lojtaret me te rendesishem e nder goleshenuesit me te mire te Partizanit edhe ne dy Turnete e medhej nderkombetare te asaj kohe ne Hanoi e ne Leipsig…ku me 11 gola te shenuar ndihmoi skuadren e tij te fitonte ne te dy turnete Medaljet e Argjenda….

…Ka nje histori te hidhur me klubin por edhe me rregjimin e asaj kohe…teksa edhe pse ishte absolutisht nje nder me te miret e Partizanit e te futbollit shqiptar Bertin nuk e lejuan te udhetonte me skuadren drejt Italise per tu ndeshur me Torinon ne takimin e kthimit te kupes se kupave…dhe aresyeja banale ishte se ai kishte Nenen italiane [ ???]…

Ky rast zhgenjyes e fyes njekohesisht…e disa te tjere ne vijim e detyruan ate qe para kohe ti varte kepucet ne gozhde…e ti thoshte futbollit Lamtumire ….
K.S Partizani qe sot derdh lote krokodili per largimin e tij nga kjo bote ka plot gjynahe e kusure me Bert Jasharin sepse ne nje interviste timen me te diku nga mesi i viteve 80 ai me ka treguar plot ndodhi, ngjarje e histori qe flisnin per mungesen e respektit, korrekteses e mirenjohjes se ketij klubi ndaj personit te tij…

E nje nga aresyet qe e detyruan Bert Jasharin te ikte nga Tirana per disa vite , te shtegtonte e te bente rolin e trajnerit te 31 korrikut te Burrelit …teksa Partizani te cilit ai i kish dhene gjithcka per vite me radhe kishte aq shume nevoje per te….eshte pikerisht kjo…pakenaqesia e tij e madhe ndaj zyrtareve e drejtuesve te atij klubi…

Sot futbolli shqiptar eshte ne zi nga largimi yt prej kesaj bote…miku im i mire Bert Jashari…ndaj dhe duhet te te nderoje e te te percjelle ashtu sic e meriton…me mirenjohjen qe te takon …me mirenjohjen e harresen e pa faleshme tonen qe vazhdon te na turperoje kesisoj…

Lamtumire Ikone…lamtumire Legjende….te qofte Dheu i lehte e te prehesh ne Paqe !
Ngushellime te sinqerta familjes Jashari e krejt komunitetit futbollistik shqiptar …

A.R.DOSTI

error: Content is protected !!