Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

“U prehsh në paqe kolos i muzikës tonë!”- Aurela Gaçe reagon pas ndarjes nga jeta të kompozitorit Agim Krajka: La pas thesare

Posted on March 2, 2021 by Monitor

Këngëtarja Aurela Hoxha ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur Agim Krajka, në moshën 83-vjeçare.

Këngëtarja shkruan në një postim në Instagram se kompozitori la pas thesare, vepra që i rezistuan çdo sistemi.

Teksa e konsideroi “kolos të muzikës shqiptare”, ajo shkroi se këngët e njohura si “Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, si edhe “Kënga e gjyshes”, mbajnë firmën e tij.

Reagimi i plotë:

Sa shume la mbas …thesare ,vepra që i rezistuan çdo sistemi

Këngët që këndoi rinia atehere e tani ,mbajnë
firmën e tij :
“Lemza”, “Djaloshi dhe shiu”, “Kënga e gjyshes”,
“Nuk e harroj ” e shume shume kenge te muzikes se lehte Shqiptare .

Kryeveprat e kinematografisë shqiptare ,si: “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti”, “Një shoqe nga fshati”, u shoqëruan nga kolonat zanore te shkruara nga “Nderi i Kombit” Agim Krajka .

U prehsh në paqe profesor,kolos i muzikes tone!

Burimi: Panorama.com.al

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes