Nga Ledjan Zeqollari
Në librin e shkrimtarit britanik Godfrey Levinge “Udhëtari në Lindje” botuar në Londër në vitin 1839, në faqen 71 të tij, përshkruhet udhëtimi në viset shqiptare. Ndër të tjera flitet për figurën e shqiptarit:
“…një pu shkë të rëndë hedhur në sup, një apo dy pisqolla në brez, dhe një jatagan, këto janë pjesë të pazëvendësueshme të veshjes kombëtare dhe vlera e ar mëve përputhet me vendin që mbajtësi i tyre ze në jetë. Veshja është jashtëzakonisht piktoreske dhe u ka hije njerëzve që e veshin.
Ajo përbëhet nga një kësule e vogël e kuqe, ngjeshur pas koke, e stolisur me një xhufke blu të mëndafshtë, një xhakete me mëngë të çara, këmisha apo fustanella prej cohe të bardhë, një brez me armë i mbërthyer përreth shtatit, dollakët dhe nje gunë e dhirte (*gune e hirtë baritore) që varet nga supet.”
“Arnavut” litografi e cila ka qenë pjesë e koleksionit të diplomatit britanik Stratford Canning gjatë kohës që ky i fundit ishte ambasador në Stamboll, viti 1809. Arkivi Muzeut “Victoria & Albert” në Londër./Naishtedikur.com/