Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Vajza e panjohur sykaltër… ose riquem për muzën e Kastriot Gjinit

Posted on February 2, 2021March 2, 2021 by Monitor

Filmi dokumentar “KASTRIOT GJINI, kompozitori, që u shua në mars…” realizuar me skenar dhe regji te gazetarit te njohur Ilir YZEIRI, me operator Spartak Papadhimitrin, është një vepër krijuese e tyre, si dhe e figurave më të shquara të kulturës dhe artit shqiptar. Nëpërmjet disa intervistave dhe analizës estetike, zbërthehet jeta muzikore dhe krijimtaria origjinale e Kastriot Gjinit me vlerat e tij të spikatura dhe kontributin e vet të veçantë në muzikën shqiptare. Portreti i tij krijues, vlerësuar nga kolegët si “Magjistar i këngës” dhe nga populli si “Kompozitori i rinisë”, është zbërthyer në këtë film dokumentar.

Lidhur me këtë film ka reaguar juristja e njohur dhe pedagoia Nexhi Beqiri, ku në një postim në rrjetin social Facebook shkruan për një vajzë nga Gramshi e cila ka qenë frymëzimi i kompozitorit të njohur:

Nga NEXHI BEQIRI

Vajza nga Gramshi,
studente e ekonomikut, me sy të kaltër, me flokë të gjata , bjonde e bukur, vajzë tepër e ditur dhe e sjellshme, nga një familje e përsosur, që këndonte bukur, komshija ime dhe shoqe gjimnazi me mua,
ishte muza dhe sykaltra që adhuronte kompozitori i talentuar KASTRIOT GJINI

Ndoqa filmin dokumentar që u shfaq sot në kinema Milenium në përvjetor të vdekjes së Kastriot Gjinit, kompozitorit të talentuar,i cili iku nga jeta në moshën 30 vjeçare, që solli frymë lirie në këngën e viteve 70 në Shqipëri , që frymëzohej nga Bitëllsat, ai që prodhonte këngë të thjeshta e të kënduara nga të gjithë, ai që sillte gëzim dhe hare në jetët tona atëhere, edhe sot kur i dëgjojmë, autorin e këngëve :

Fqinja, Kartolina, Kabina nr 3, Interesant…etj etj, të kënduara nga Sherif Merdani, Vladimir Muzha, Luan Zhegu, Lindita Sota etjj.
Të gjitha u thanë në film….,
por nuk u tha:

cila ishte ajo vajzë, për të cilën thuhej se e donte aq shumë Kastriot Gjini, dhe për të cilën ai kompozoi aq shumë këngë…???!!!!!!
Ja teksti i këngës së tij ” Interesant”:

Interesant
Si dukesh sot
Ti dukesh gjithë dritë
Janë sytë e tu plot kaltërsi
Nga dritë e tyre gjithçka ndryshon…

/AlpeNews.al

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes