Aktori i madh i humori Zef Dedaështë një nga emrat më të dashur për publikun. Një sukses me aktivitetin e tij artistik, ku sot Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të vendit dhe është cilësuar si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Pak ditë më parë mjeshtri i madh i humorit Zef Deda festoi 72-vjetorin e tij. Në intervistën për gazetën “SOT” aktori tregonse mori urime të shumta, që siç shprehet dhe vetë erdhën nga zemra e të gjithë atyre që e kanë ndjekur me aktivitetin tij artistik. Zef Deda flet dhe për jetën artistike dikur, aktiviteti me estradën, por shpreh keqardhjen, që sa pak bëhet sot për të investuar në art dhe kulturë.
Sipas tij artistë të mirë ne kemi, por duhet bërë më shumë që ata të jenë në skena. Zef Deda ka punuar për më shumë se 40 vite në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Ai gjithashtu gjatë këtyre viteve ka interpretuar në komedi të suksesshme si “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra”, “Lufta dhe paqja pa pilaf…”, etj. Aktori Zef Deda në vitin 1967 vlerësohet “Aktori më i mirë” në Festivalin e Estradave Amatore në Vaun e Dejës.
Në Estradën e Ushtarit nderohet me urdhrin “Naim Frashëri i tretë”, në Estradën Profesioniste të Shkodrës urdhri “Naim Frashëri i dytë”. Më vonë “Laurat i Republikës” dhe shumë shpejt, pasi mori edhe “Naim Frashërin e Artë” në vitin 1986 vlerësohet me titullin “Artist i Merituar”. Në vitin 2010 vlerësohet me titullin “Mjeshtër i Madh”.
-Pak ditë më parë festuat 72- vjetorin. Si kaloi kjo ditë e shënuar për mjeshtrin e humorit shkodran dhe atij shqiptar, Zef Deda?
Fansa të ndryshëm, spektatorë që mbajnë mend lojën time dhe interpretimin tim më çuan shumë urime. Më gëzuan shumë, sepse nuk më kanë harruar. Pavarësisht se unë jam tërhequr pak nga skena, por kam pasur dhe probleme me shëndetin më parë. Jam mrekulluar nga gjithë urimet, që më janë bërë nga spektatori jonë i mrekullueshëm nga veriu në jug. Të gjithë më kanë çuar urime prej zemrës së tyre.
-Zef Deda, aktori i madh i humorit shqiptar. Në vitet e jetës suaj artistike keni lozur shumë role dhe keni përcjellë momente të veçanta për publikun. Për të gjithë këtë aktivitet, çfarë shikoni kur ktheni kokën pas?
Kam hipur në skenë dhe kam interpretuar në tërë qytetet e vendit apo dhe në ato ndërmarrje, që kemi pasur dikur. Kam qenë në tërë fshatrat. 47 vjet nuk e kam ndaluar interpretimin. T’ju them të drejtën nuk kam ndjerë lodhje kurrë në jetën time. Përkundrazi kam punuar me e kënaq shpirtin e këtij spektatori. Kombi jonë ka vlera të jashtëzakonshme arti dhe unë me këto vlera të mëdha kam qëndruar dhe kam shijuar, si dhe jam dekoruar për këtë punë që kam bërë në skenë. Jam tepër i emocionuar. Unë kur dal nëpër qytete të Shqipërisësapo më shikojnë vijnëafrohen dhe më vlerësojnë. Jam i gëzuar dhe i lumtur.
-Ju thatë 47 vite si aktor profesionit. Kur ju thoni humor i bukur, si duhet të jetëpër publikun?
Humor i bukur kur është punuar shumë në interpretime dhe në pjesë të bukura. Nuk kemi pasur asgjë plagjiaturike apo të pakulturuar. Gjithçka ka qenë me kulturë, e vetëdijshme. Për ngjarjet e ndryshme që ndodhnin janë bërë skeçe, janë realizuar parodi dhe kuplete. I kemi interpretuar ato çfarë ndodhin të bukura, që shoqëria jonë i vlerëson me të qeshura, duartrokitje, që do të thotë ashtu është. Unëkam tetë vjet që kam dalë në pension, por rri dhe mendoj pse nuk ka mundësi të vijë më i kulturuar humori? Më ekzakt,më inteligjent në mënyrë që të frymëzojë edhe të riun dhe të renë. Kanë dëshirë të jenë në skenë, të thonë fjalën e tyre, të interpretojnë në mënyrën e tyre. Por ka një rënie të jashtëzakonshme në të gjithë vendin tonë për artin dhe kulturën apo dhe sportin.
-Ju thoni se ka rënie të artit dhe kulturës, sipas jush pse?
Problemi i financimit të artit në kohën e monizmit është gjë tjetër. Ne atë kohë kemi pasur 240 shfaqje në vit dhe kemi pasur 15 estrada në qytete tëndryshme të Shqipërisë. Është paguar rroga e artistëve dhe kemi nxjerrë të ardhura nga shfaqjet, që kemi dhënë. Ne kemi pasur plan pune tamam. Por sot shteti nuk interesohet për artin dhe kulturën sa duhet. Çdo shtet interesohet për artin, kulturën, arsimin, por këtu nuk i intereson kjo si duket. Sot kemi vetëm politikën, korrupsionin, drogën. Por a ka artistë? Artistë ne kemi plot në qytete, por nuk ka regjisor, nuk ke drejtor, nuk ke një teatër, nuk ke një kolektiv sa duhet. Ne kemi pasur dikur 15 teatro. Sot janë teatrot, por nuk bëjnë gjë. Në Tiranë qëështë kryeqytet nuk ka një teatër, nuk ka as cirk apo dhe shtëpi kulture si dikur. Në kohën e monizmit këto institucione kanë pas shumë talente.
Koha e monizmit nuk ka përdorur mënyrën centraliste për të rritur kapacitetin e artit dhe kulturës, përkundrazi ajo ashtu ka dashur për të bërë propagandën evet që e ka aprovu, atëherëështë bërë aktiviteti me estrada e teatër. Ne kemi pasur aktivitet jashtëzakonisht interesant. Fjalët që thuhet sot se nuk investohet në teatër, art dhe kulturë se nuk ka fitim janë të gabuara. Nëse ti si artist jep një gjë të bukur në skenë, publiku vjen çdo natë për të parë. E blen biletën dhe vjen të shohë, sepse ka nevojë të madhe të vijë të heq streset, të shohë një interpretim të bukur të këngëve, valleve, dramave, komedive, estradave për humorin dhe të kënaq shpirtin.
-Jeni aktor i madh i humorit shqiptar, por ndër vite aktiviteti juaj ka qenë me estradën e Shkodrës…
Estrada e Shkodrës ka qenë një volum i jashtëzakonshëm humori. Tjetër se ishin problematikat, që u bënin sipas orientimeve të komiteteve të partisë, por artistët ishin të fuqishëm. Estrada profesioniste përbëhej me artistë të mrekullueshëm si Tano Banushi, Paulin Preka, Zyliha Miloti, Katerina Biga, Jolanda Shala, Gëzim Kruja, Besnik Çinari, etj. Por ato vite dhe në qytete të tjera estradat ishin me artistë të njohur.
-Sot estradat në rrethe pothuajse janë shuar. Për një aktor humori si ju, çfarë do të thotë kjo, si erdhi që u shkrinë estradat?
Këto situata politike, që vënë njerëz të paaftë të drejtojnë në institucionin artistik është fatkeqësi e madhe. Artistët e estradës i duan kudo. Është një popull që e do artin dhe kulturën.15 estrada dikur kanë pasur artistë të mëdhenj. Vetë qeveria moniste atë kohë ka investuar si në kapitalizëm, ka dërguar paratë për të bërë premierat që i ka interesuar asaj. Por në fakt populli ka pasur shfaqje, premiera të shumta edhe art e humor sa të duash dhe është edukuar e kënaqur. Por çfarë ndodhi? Ikën estradat, ikën dhe teatrot. Por si mund ta lësh kështu popullin? Arti sot do investime.
-Në një intervistë dikur jeni shprehur se Ministria e Kulturës është e paaftë. A vazhdoni me këtë mendim edhe sot?
Ne si artistë kemi pasur një qëllim në jetën tonë. Në profesionin tonë quhesh aktor për ti dalë përballë spektatorit, i cili ka një pasion të jashtëzakonshëm për të ndjekur. Nga vjen Zefi në këtë skenë? Kush po drejton? Kush i afron artistët? Mirëpo nuk mund të jetë vetëm institucioni aty, sepse mund të jetë një drejtor i paaftë. Ipaguan ata 7-8 aktorë dhe është hapur 7-8 herë skena në një shfaqje. Por është paaftësia e tërë institucioneve dhe sidomos e Ministrisë së Kulturës. Nuk duhet me i paguar rrogën dhe me ndenjtë kot. Ne para ‘90 na ekanë paguar rrogën, por kemi dhënë shfaqje e janë shitur biletat, që ka marrë dhe shteti fitime nga shfaqja dhe është investuar dhe janë bërë premiera të tjera. Estrada e Shkodrës nuk ka më artistë. Ne atëherë kemi dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, pavarësisht se shteti i përdorte dhe për propagandën e tij.
Sot nuk ka nevojë më për propagandë, por me interpretuar bukur. Unë nuk them që të bëjë 214 shfaqje ai që do marrë përsipër një estradë e teatër, por 100 të bëhen sot dhe fitimet janë nga shitjet e biletave. Shteti paratë që fiton i fut në arkën e teatrit për të ndihmuar nëpremierat e tjera. Shteti kur nuk ka interesim për artin dhe kulturën ai do të degradojë kombin, që ikin nuk mësojnë asgjë. Shtetit nuk i intereson, por është gjynah, sepse ka artistë që duan të interpretojnë në skenë, qoftë të dramës, komedisë, estradës që ka mbetur estradë, por unë i them e varieteve për humor. Do ishte menduar mirë sikur të na thërriste dhe të merrte mendimin dhe nëse nuk ka para shteti, sa mirë paska para për ti mbajtur kot disa drejtorë apo aktorë, që rrinëjapin rrallë ndonjëpremierë. Kur të jepet një premierë minimalja duhet të jepet 30 herë. 4 premiera në vit bëjnë 120 shfaqje. Është një degradim i artit skenik, është trup. Shkodra ka teatër, por me zor vihen në skenë pjesë të bukura dhe të fuqishme. Por mos harrojmë që dhe pagat e artistëve janë problem. Çfarë rroge ka sot një në teatër? Ministria e Kulturës jashtë nuk guxon kurrë të hedhë poshtë një ndërtesë, që ka një histori të jashtëzakonshme ashtu siç e hodhën këtu tek ne. Tirana ka nevojë dhe për teatro të tjerë, por jo të shembej Teatri Kombëtar.
-Ju thatë 47 vite aktivitet artistik si aktor profesionist. Kë veçoni nga personazhet…
Unë kam nisur qysh fëmijë i vogël. Por 47 vjet janë si aktor profesionist me rrogë deri sa unë kam dalë në pension. Ne kemi bërë sakrifica të jashtëzakonshme për ti mësuar të gjitha, me regjisorë dhe aktorë të fuqishëm kemi bashkëpunuar. Ashtu duhet që të bashkëpunojmë edhe ne me të rinjtë, që ti rrisim në skenë. Ndaj them se ka artistë sa të duash, nuk kemi qenë vetëm ne. Unë kam pasur plot personazhe, por tëgjithë i mbajnë mend. Kam pasur imitime shumë që janë pëlqyer, që në vitin 1987 që kam dalëturne nëpër tërë vendin. Publiku më dëgjonte dhe u kënaqte me interpretimet e imitacioneve nga mua. Kam interpretuar Charlie Chaplin, kam bërë imitime në gjuhët e huaja të botës, kam luajtur Kolën e Dritave, Lonin te “Kunati i shokut Xhemal” komedi me një akt në 1985 dhe është shkruar nga mjeshtri Paulin Selimi. Por kam dhe shumë role të tjera. Kam pasur fatin e mirë, që në aktivitetin tim artistik kam punuar me regjisorë dhe krijues të njohur.
Intervistoi: Julia Vrapi