Legjenda e Brazilit, Ziko, nget ende të njëjtën Tojota Selica që ai fitoi 40 vite më parë, me çmimin e Njeriut të Ndeshjes kundër Liverpulit.
Fantazisti mori dhuratë çelsat e makinës që sponsori i Kupës Ndërkontinentale jep për lojtarin më të mirë në fushë, ndërsa frymëzoi fitoren 3-0 të Flamengos ndaj skuadrës më të mirë të Europës në vitin 1981 në Japoni.
Një leksion për kampionët e sotëm, që makinat i ndërrojnë si lodrat dhe bëjnë një jetë mes luksit. Mes 1984 dhe 2014, Tojota ishte sponsori
zyrtar i këtij trofeu që sot nuk ekziston më, por ka ndryshuar format dhe quhet Botërori i Klubeve. “Kërkova ndihmë për ta marrë makinën me vete në Brazil, sepse atëherë ishte shumë e vështirë. Kam marrë shumë oferta për ta shitur Selican, por nuk më ka shkuar kurrë ndërmend.
Është një trofe i shkëlqyer për mua, një kujtim fantastik. Makinën e kam në garazh dhe punon shumë mirë. Dhe do ta mbaj derisa të jem gjallë”, tregon Ziko për veturën që ka bërë rreth 110 mijë km deri më sot./Panorama.com.al