Categories
Personalitete Sport

Lionel Messi fiton Topin e Artë për të 7-ën herë

Lionel Messi ka fituar Topin e Artë për vitin 2021. Ky është trofeu numër 7 për sulmuesin argjentinas, i cili këtë vit luan për PSG.

Në këtë mënyrë, Messi e ka fituar trofeun dy herë më shumë se sa sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo.

Topat e artë të fituar nga Messi: (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021)

Topat e artë të fituar nga Ronaldo: (2008, 2013, 2014, 2016, 2017)

Topin e Artë për femrat e mori kapitenia e Barcelonës, Alexia Putellas. Ajo shënoi 26 gola sezonin e kaluar.

Në ceremoninë që u organizua këtë të hënë, Chelsea fitoi çmimin “Klubi i vitit”, pas fitimit të Champions League.

Pa çmim nuk kaloi edhe sulmuesi polak Robert Lewandowski. Lojtari i Bayern shënoi 41 gola sezonin e kaluar dhe është nderuar me çmimin “Sulmuesi i vitit”./tvklan.al/

error: Content is protected !!