Categories
Sport

Messi luan futboll me fëmijët në shtëpi

Edhe në kohën e tij të lirë, duket se Lionel Messi nuk mund t’i ikë futbollit. Atmosfera e festave të fundvitit ka nisur të ndihet tashmë në shtëpinë e tij.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, pas shënimit të dy golave në Ligën e Kampionëve, argjentinasi u shfaq duke luajtur me fëmijët e tij në dhomën e ndjenjes. Messi u shfaq i kënaqur me topin në këmbë, teksa kryente driblime kundër tre djemve të tij, Tiago, Mateo dhe Çiro.

Klan News

error: Content is protected !!