Categories
Sport

Pirro Dhima habit me atë që thotë: Jam puro grek dhe s’kam lidhje me shqiptarët

Ish-peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, i është rikthyer edhe njëherë debatit mbi origjinën e tij, që pak ditë më parë shkaktoi reagime të shumta në të dyja anët e kufirit.

“Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”, ishte kjo përgjigja që Pirro Dhima i dha gazetares greke Elena Akrita, e cila e cilësonte me origjinë shqiptare.

Për të sqaruar debatin, por edhe periudhën që kaloi në Shqipëri derisa u largua për në Greqi, Pirro Dhima foli në një intervistë të gjatë për një nga mediat e vendit fqinj.

Ai tregon se në Greqi shkoi në 7 shkurt 1991, kur isha 19-vjeç, ndërsa rrëfen përkujdesjen e gjyshes dhe regjimin e Enver Hoxhës.

“Gjyshja ime u kujdes për mua, ajo më mori nga babai im nga Tirana, sepse familja ime ishte e zënë me punë dhe kështu që foshnje isha në Himarë me gjyshen time, grua e mrekullueshme dhe e mençur”, është shprehur ai./Labëria News

error: Content is protected !!