Categories
Sport

Rekord i ri për Brojën në Angli, askush si sulmuesi shqiptar që nga viti 1996

Armando Broja vazhdon të mahnitë Anglinë me paraqitjet e sidomos me golat e tij, të cilët po i japin pikë të rëndësishme skuadrës së Sauthempton. Sot, goli i Brojës i dha një pikë ekipit të tij në barazimin 1-1 ndaj Brajton, teksa ndihmoi sulmuesin shqiptar që të vendoste një rekord të ri.

Sipas faqes së njohur të statistikave “Opta”, ai bëhet me 5 gola në të gjithë kompeticionet (3 kampionat, 2 në Kupën e Ligës), lojtari që ka shënuar më shumë mes atyre që e kanë nisur si U20 këtë edicion.

Në moshën 20 vjeç e 85 ditë, ai është lojtari i dytë më i ri në historinë e Premier Ligës i cili shënon në të tre ndeshjet e para si titullar në fushën e vet, pas Deni Kadamarteri i cili ishte 18 vjeç e 6 ditë kur e bëri një gjë të tillë në vitin 1996 me Everton./Panoramasport.al/

error: Content is protected !!