Categories
Sport

Të dashuruar me mbiemrin Schumacher – Ferrari zyrtarizon si pilot rezervë djalin e Michael

Ferrari zyrtarizon si pilot rezervë djalin e Michael

Mbiemri Schumacher do të jetë sërish pjesë e familjes Ferrari. Djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, Mick do të jetë pjesë e pilotëve rezervë të ekipit nga Maranelo në sezonin e ri. Kjo u njoftua nga drejtori i ekipit italian, Mattia Binotto.

“Tashmë ai është një pilot i Ferrari. Ai është pjesë e akademisë sonë të shoferëve. Nëse jeni pjesë e saj dhe jeni të suksesshëm, me siguri do të keni mundësi”, tha drejtuesi i Ferrari në një konferencë të mbajtur online. Binotto dhe Ferrari po fokusohen tek rritja e talentit gjerman, i cili këtë vit e mbylli Kampionatin Botëror i 19-ti dhe pa pikë, por në timonin e një makine të skuderisë Haas jo fort të shkëlqyer dhe të besueshëm. Mick i cili do festojë 23-vjetorin vitin e ardhshëm do të jetë në rolin e shoferit rezervë, teksa në sezonin e rregullt do të drejtojë makinë të skuderisë Haas.

Klan News

error: Content is protected !!