Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Tjetër sukses historik/ Xhudistja Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Portugali

Posted on January 28, 2022 by Monitor

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka fituar medalje të artë në garën “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Krasniqi mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz. Vitin e kaluar Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.

Më 18 dhjetor, 2021, Krasniqi u shpall xhudistja më e mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Përzgjedhja e saj u bë përmes një votimi të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos./Panorama/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes