Categories
Sport

United mposht Arsenalin, CR7 realizoi golin e 801 në karrierën e tij

Dygolëshi i Cristiano Ronaldo ndihmoi Manchester United që të fitonte kundër Arsenalit me rezultatin 3-2 në stadiumin “Old Trafford”. Kjo fitore ishte mënyra më e mirë për të pëshëndetur trajnerin Michael Carrick, i cili drejtoi ndeshjen e fundit.

Kjo ishte fitorja e parë pas katër takimeve në Premier Ligë.

“Topçinjtë” kaluan të parët në avantazh në minutën e 13 të lojës me anë të Rowes. Pak para përfundimit të 45 minutave të para, Bruno Fernandes shënoi golin e barazimit. Në të 52, Ronaldo realizoi golin e avantazhit dhe të 800 në karrierën e tij si profesionist. Por avantazhi zgjati vetëm dy minuta, pasi Odegard barazoi.

Por në të 70’, ylli portugez ishte i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Me humbjen e pësuar, Arsenali shpërdoroi mundësonë që të shkonte në vend të katërt, ndërsa ”Djajtë e kuq” janë vetëm 2 pikë larg tyre.

Klan News

error: Content is protected !!