Categories
Sport

“Vendimi më i vështirë i jetës sime!”- Taulant Xhaka tërhiqet nga kombëtarja

Taulant Xhaka i ka dhënë fund karrierës me Kombëtaren. Në një postim në rrjetin social ‘Instagram’ mefsushori ka falënderuar të gjithë tifozët për këtë eksperiencë.

Në postimin e tij, Xhaka thotë se ky ishte vendimi më i vështirë për të, por është koha që t’i japë mundësi brezit të ri.

Ai u shpreh shumë krenar që veshi fanellën kuqezi dhe se ishte një ëndërr e bërë realitet.

Xhaka falënderon të gjithë trajnerët me të cilët ka punuar, FSHF-në si dhe të gjithë dashamirësit e futbollit.

Mesfushori e konsideron si moment të paharrueshëm kualifikimin e Shqipërisë në Europian./Panorama/

https://www.instagram.com/p/CWVys8MAgCl/?utm_source=ig_embed&ig_rid=30be4ae2-5ef3-49fa-9519-c9be4081dad2

error: Content is protected !!