Categories
Histori Kuriozitete Sport

Botërori që u “prishi” gjumin shqiptarëve, “Mexico ‘1986”

Botërori i Meksikës i vitit 1986 nuk do ishte i zakonshëm për shqiptarët, rendin e tyre jetësor nën komunizëm, ku shumëçka ishte e diktuar “nga lart”, edhe ora për gjum e zgjim.

Ndërsa opinioni futbollistik botëror diskutonte se si do mund të përballoheshin ndeshjet në disa qindra metra lartësi mbi nivelin e detit, në disa prej qyteteve meksikane, në Shqipëri diç tjetër nëpërdhëmbej: a do mund t’i jepte Tirana (kështu i thuhej shkurt RTSH-së asokohe), ndeshjet e orës 24.00, pra afër mesit të natës? Pra, Meksika diktonte që disa prej ndeshjeve do të luheshin në atë orë kur shqiptarët në Ballkan, ata të Shqipërisë zyrtare, zakonisht ishin në gjumin e dytë.

Siç dihet nga ajo pjesë që e ka jetuar atë epokë privimesh të mëdha, në orën 22.30 programi i Tiranës mbyllej. Një sigël me detaje proletare, ishte ajo që i ftonte dhe njëherësh i urdhëronte si me komandë shqiptarët, për të shkuar në shtretër.

Ndërsa qershorin e vitit 1986, ky ritual do të prishej. Shqiptarët mund të rrinin zgjuar deri në 0.2 të natës, për të shijuar disa prej ndeshjeve të Botërorit që zhvilloheshin në atë orë. Tirana pa diskutim që do t’i transmetonte dhe kjo ishte një risi edhe për të.

Siç dihet, ai Botëror u fitua nga Argjentina me Maradonën në rolin e një lideri. Aty u shënua dhe goli i shumëdiskutuar me dorë i tij me Anglinë. Ndërsa ndër ndeshjet që do të mbahen mend, ishte ajo mes Brazilit dhe Francës, me kohë të rregullt 1-1, ku penalltitë nxorrën “Gjelat” në gjysmëfinale. Ishte kampionati që afirmoi Francën si me mesfushën më të mirë në botë, e Platininë si një yll.

Ndërsa në finale, përballja ishte Gjermani – Argjentinë, me Buruçagan që do të mposhtte Shumakerin pas atij barazimi 2-2 deri afër fundit të ndeshjes.

Ishte pra “Mexiko 86” kampionati që do u prishte gjumin shqiptarëve nën komunizëm. Edhe RTSH-së./tesheshi/

Categories
Histori Kuriozitete Sport

“Mexico ‘1986”, Botërori që u “prishi” gjumin shqiptarëve

Botërori i Meksikës i vitit 1986 nuk do ishte i zakonshëm për shqiptarët, rendin e tyre jetësor nën komunizëm, ku shumëçka ishte e diktuar “nga lart”, edhe ora për gjum e zgjim.

Ndërsa opinioni futbollistik botëror diskutonte se si do mund të përballoheshin ndeshjet në disa qindra metra lartësi mbi nivelin e detit, në disa prej qyteteve meksikane, në Shqipëri diç tjetër nëpërdhëmbej: a do mund t’i jepte Tirana (kështu i thuhej shkurt RTSH-së asokohe), ndeshjet e orës 24.00, pra afër mesit të natës? Pra, Meksika diktonte që disa prej ndeshjeve do të luheshin në atë orë kur shqiptarët në Ballkan, ata të Shqipërisë zyrtare, zakonisht ishin në gjumin e dytë.

Siç dihet nga ajo pjesë që e ka jetuar atë epokë privimesh të mëdha, në orën 22.30 programi i Tiranës mbyllej. Një sigël me detaje proletare, ishte ajo që i ftonte dhe njëherësh i urdhëronte si me komandë shqiptarët, për të shkuar në shtretër.

Ndërsa qershorin e vitit 1986, ky ritual do të prishej. Shqiptarët mund të rrinin zgjuar deri në 0.2 të natës, për të shijuar disa prej ndeshjeve të Botërorit që zhvilloheshin në atë orë. Tirana pa diskutim që do t’i transmetonte dhe kjo ishte një risi edhe për të.

Siç dihet, ai Botëror u fitua nga Argjentina me Maradonën në rolin e një lideri. Aty u shënua dhe goli i shumëdiskutuar me dorë i tij me Anglinë. Ndërsa ndër ndeshjet që do të mbahen mend, ishte ajo mes Brazilit dhe Francës, me kohë të rregullt 1-1, ku penalltitë nxorrën “Gjelat” në gjysmëfinale. Ishte kampionati që afirmoi Francën si me mesfushën më të mirë në botë, e Platininë si një yll.

Ndërsa në finale, përballja ishte Gjermani – Argjentinë, me Buruçagan që do të mposhtte Shumakerin pas atij barazimi 2-2 deri afër fundit të ndeshjes.

Ishte pra “Mexiko 86” kampionati që do u prishte gjumin shqiptarëve nën komunizëm. Edhe RTSH-së./tesheshi.com/

error: Content is protected !!